Stano përgjigjet për detajet e dialogut Kosovë-Serbi: Nuk do t'i bëjmë kurrë publike dokumentat e marrëveshjes

Stano përgjigjet për detajet e dialogut Kosovë-Serbi: Nuk do t'i bëjmë kurrë publike dokumentat e marrëveshjes

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Eurupian, Peter Stano ka thënë se propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Stano i është përgjigjur pyetjeve të TV Dukagjini, ku ka thënë se se nuk do t'i zbulojnë dokumentet zyrtare publikisht si informacion që konsiderohet sekret diplomatik. 

Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të njëjtën gjë e presin edhe nga partnerët, pasi ky proces është tepër konfidencial. 

Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor. Më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian", tha Stano.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik