Stano: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, duhen hapa të tjerë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Stano: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, duhen hapa të tjerë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Pak kohë më parë Qeveria e Kosovës ra dakord me disa nga kushtet e BE-së për të ulur tensionet me Serbinë në Veri të vendit. Një nga kërkesat kryesore të BE-së ndaj Kosovës ishte zvogëlimi i pranisë së policisë rreth komunave veriore të banuara nga serbët në të cilën Qeveria e Kosovës ra dakord.

Ky vendim është mirëpritur nga Bashkimi Evropian, ku gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se duhen edhe hapa të tjerë që do të çonin në shtensionimin e mëtejshëm të situatës në veri, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Stano tha se ata duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfishirëse, e cila nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

“Këto janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë. Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Në mënyrë që të zbutet kriza aktuale, e kemi thënë shumë shpesh, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur në të gjitha katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfishirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, tha Stano.

Stano gjithashtu tha se për BE-në është shumë e rëndësishme që proçesi i dialogut mes dy vendeve të rinisë, në mënyrë që palët të kenë mundësi të trajtojnë çështjet e rëndësishme. Ai tha se çështjet më të rëndësishme janë Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i saj.

“Dhe çështjet më të rëndësishme janë Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i saj”, tha Stano, duke iu referuar marrëveshjes së arritur në Bruksel në shkurt, dhe aneksit të saj të arritur në Ohër një muaj më pas. Kjo marrëveshje synon që të shtyjë palët drejt normalizimit të plotë të raporteve.

Më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për disa hapa për shtensionimin e situatës, përfshirë zvogëlimin e pranisë policore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e reja në veri, nuk mund të mbahen pa shtensionimin e plotë të situatës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova që të shtensionojë situatën, duke tërhequr policinë dhe që kryetarët të mos punojnë nga ndërtesat komunale. Nga Serbia është kërkuar që të inkurajojë serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?