Kryeministri britanik Keir Starmer u pyet në konferencën për shtyp nëse do të angazhohet për të mbajtur Ngushticën e Hormuzit të hapur pas kërkesës së Trump për mbështetje në sigurimin e këtij rrugëkalimi të rëndësishëm për transportin e mallrave dhe naftës.
Kryeministri tha se ka biseduar me presidentin Trump në telefon të dielën. Ai thotë se kanë zhvilluar diskutime mbi një plan të zbatueshëm, por shton se nuk është e lehtë ose e thjeshtë.
Një gazetar e pyeti më pas se si do ta vlerësonte marrëdhënien e tij me Trump nga 0 deri në 10.
Ai thotë se “është një marrëdhënie e mirë” dhe shton se kanë pasur “një diskutim të mirë dje për Ngushticën”. “Ne jemi aleatë të fortë; kemi qenë prej dekadash.” “Por për mua është detyrë të veproj sipas asaj që e konsideroj më të mirën për Britaninë”, shtoi Starmer. “Nëse je kryeministër, nuk mund të kthehesh një javë më vonë dhe të thuash – ups, gabova për atë luftë, a mund të tërhiqem tani?”
Lajmi kryesor:
Lufta/ Britania dhe Gjermania i thonë 'Jo' Trump për përfshirjen në operacionet e Hormuzit: Kjo s’është lufta e NATO-s! IDF nis ofensivën tokësore në Libanin jugor










