Starova ikën nga Partizani: Në respekt
të tifozëve vendosa të jap dorëheqjen

Starova ikën nga Partizani: Në respekt<br />të tifozëve vendosa të jap dorëheqjen
Pas dështimit në kampionat dhe në Europë, trajneri i Partizanit Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen nga posti. Vendimin Starova ia ka bërë të ditur Presidentit pasditen e së hënës, ndërsa nga dita e martë Partizani është pa trajner.
 
Pas dorëheqjes nga posti i trajnerit të ekipit të kuq, Starova në një prononcim u shpreh se “Në respekt te kërkesës se tifozëve i kam paraqitur presidenti Demi dorëheqjen time me qëllim që të mos cenohet harmonia në familjen e Partizanit” tha ai për Panorama Sport. Tashmë Starova është vetëm në rolin e këshilltarit të Presidentit Gaz Demi.
 
Dorëheqja e Starovës erdhi vetëm pak pasi edhe grupimi “Ultras Guerrils” kërkoi nga klubi i Partizanit largimin nga drejtimi i skuadrës, duke fajësuar atë për dështimin në Ligën e Europës. Trajneri i ri pritet që të marrë më parë bekimin e Moxhit, përpara se të zyrtarizohet, por sipas të gjitha gjasave do të jetë Mlladen Milinkoviç.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën