Starova merr drejtimin e Partizanit
Shpëtim Duro sqaron arsyet e largimit

Starova merr drejtimin e Partizanit<br />Shpëtim Duro sqaron arsyet e largimit
Pas vendimit për largimin nga Partizani për shkak të uljes së pagës, trajneri i të kuqve, Shpëtim Duro përmes një deklarate për mediat ka sqaruar arsyet e vërteta.
 
“Nëpërmjet kësaj konference për shtyp me keqardhje ju njoftoi se nga sot nuk do jem më në drejtimin e klubit tim të zemrës.
 
Është një nga vendimet më të vështira të largohesh nga klubi i zemrës. Pata një takim përpara me presidentin Gazment Demi me të cilin bisedova hollësisht deri në detaje,dhe kemi folur për të gjithë ecurin e këtij sezoni.
 
Një takim konstruktiv do ta cilësoja bisedën me presidentin Demi. Dua ta komplimentoj Presidentin Demi për punën e tij të shkëlqyer , për kontributin e tij në rikthimin e Partizanit në atë pozicion ku e meriton.
 
Dua ta falenderoj Z. Demi për të gjithë besimin e dhënë përgjatë gjithë këtij sezoni dhe mendoj që ja kamë shpërblyer me punën time .
 
Një sezon të suksesshëm mund ta konsideroj për Partizanin që siguroj pjesmarrjen në Kupat e Europës. Arritja e objektivit Europë ishte pozitive për klubin.
 
Dua të falenderoj bashkëpunëtorët e mi dhe të gjithë stafin drejtues me të cilët kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë.
 
Në fund si qershia mbi tortë dua të falenderoj tifozët e mrekullueshëm, të cilët na kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshëm dhe e kam përmendur edhe më parë ata kanë qënë bukuria e këtij sezoni.
 
Duhet të më mirëkuptojnë për dorëheqjen time nga drejtimi i klubit tim të zemrës. Sot u ndërpre puna ime nga klubi Partizanit por marrëdhëniet me presidentin dhe stafin do të vazhdojnë të jenë të njejta.
 
Edhe njëherë dua ti falenderoj të gjithë për mbështetjen por edhe kritikët. Jam dhe do jem gjithmonë tifozi numër 1 i Partizanit”deklaroi ai.
 
Menjëherë pasi mësoj largimin e trainerit Duro nga skuadra, Drejtori i Përgjithshëm i klubit Sulejman Starova mori vendimin për të mbajtur njëkohsisht edhe drejtimin e ekipit, kjo pasi koha në dispozicion për të përgatitur skuadrën në prag të pjesmarrjes në kupat e europës është mjaft e shkurtër.



d.b/shqipatrja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?