Starton akti i dytë i gjykimit në Senat për fajësimin e presidentit Donald Trump

Starton akti i dytë i gjykimit në Senat për fajësimin e presidentit Donald Trump

Drejtuesja e Dhomës në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi ka njoftuar për sot dërgimin e shumëpritur në Senatin e SHBA të dosjes për fajësimin e Presidentit Trump

Vonesa e dërgimit në Senat, ku presidenti amerikan ka një shumicë të forte, erdhi kryesisht nga përplasja politike mes demokratëve dhe Republikanëve për pranimin e dëshmitarëve në këtë fazë të procesit.

Amerikanët meritojnë të vërtetën dhe kushtetuta parashikon gjykimin e presidentit - tha Pelosi.

Shefi i mazhorancës së Senatit, republikani Mitch McConnell, ka caktuar datën 21 janar për debatin dhe ka paralajmëruar se kërkesa e demokratëve për të thirrur dëshmitarë të tjerë mund të provojë të jetë një bumerang.

Tre republikanë të Trump kanë thënë se janë në favor të pranimit të dëshmitarëve, por shumica thotë se duhet një e katërta e votive në Senat për të përmbushur kërkesën e demokratëve.

Më 19 dhjetor Dhoma e Kongresit amerikan, me 230 vota pro dhe 197 kundër miratoi mocionin e fajësimit, i ndarë në dy akuza ndaj Presidentit amerikan.

Akuza e parë, "shpërdorimi i pushtetit" mori 230 vota pro dhe 197 kundër. Akuza e dytë, ‘pengimi i hetimeve të kongresit’, u miratua me 229 pro dhe 198 kundër.

Demokratët, në shumicë në Dhomë, e dërguan presidentin në Senat, ku pjesa e dytë e impeachment do të duhej të fillonte më 6 janar, dhe ku do të jepet vendimi përfundimtar, fajtor apo i pafajshëm?

Nëse më pak se dy të tretat e senatorëve votojnë për ta shpallur atë fajtor, presidenti amerikan do të mbetet në detyrë. Përkundrazi, nëse 67 përqind e dënojnë atë, Trump do të shkarkohet dhe posti i presidentit i kalon Zv/presidentit.

Trump hyn në histori me presidentët e mëparshëm amerikan Andrew Johnson, Richard Nixon dhe Bill Klinton, edhe ata dikur të kaluar në procesin e fajësimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capi: 15/01/2020 11:17

    Propangadist legen!!! Te pagur nga G. Soros fondacioni "Free Society"!!! Prandaj:"Edhe qeni leh, aty ku han"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'