Starton sezoni i Formula 1, në
Australi triumfon Rosberg

Starton sezoni i Formula 1, në<br />Australi triumfon Rosberg
MELBURN - Nico Rosberg, i nisur i dyti me makinën e tij ‘Mercedes’ arriti të triumfonte në çmimin e madh të Melburnit në Australi. Në vend të dytë u rendit Daniel Ricciardo me ‘RedBull’ dhe i treti Kevin Magnussen po me ‘McLaren’.
 
Kjo garë shënon edhe fillimin e sezonit të ri të Formula 1, dhe ku duket se dominimi i sezonit të fundit të Vettel nuk do të jetë aq i lehtë, me kampionin e botës në fuqi të tërhequr që në fillim.
 
Në vend të katërt u rendit Button me ‘McLaren’ ndërsa zhgënjeu ‘Ferrari’, ku Alonso u rendit vetëm në vendin e pestë. Piloti tjetër i ‘kokëkuqes” Raikkonen bëri më keq, duke e mbyllur në vendin e tetë.
 
Ndërkaq Hamilton, i cili u nis nga vendi i parë, gjithashtu braktisi garën që në fillimin e saj për shkak të një problemi teknik. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit