Starton viti i ri shkollor, politika
uron nxënësit dhe mësuesit 

Starton viti i ri shkollor, politika<br />uron nxënësit dhe mësuesit 
PRISHTINË -  Sot në të gjitha shkollat e Kosovës pritet të filloj viti i ri shkollor. E me këtë rast, nxënësit dhe mësimdhënësit kanë marrë shumë urime për këtë fillim.

Një urim, ata e kanë marrë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ish – kryeparlamentari Jakup Krasniqi, liderë të partive, kryetarë të komunave etj.
E një urim për këtë vit, nxënësve dhe mësimdhënësve u ka shkuar edhe nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
 
“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, më lejoni t’ ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur. Po ashtu, uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm”, thuhej në urimin e ministrit Buja.
 
“Shkolla shqipe ka njohur vite të rënda të punës së saj në të kaluarën dhe ishit Ju mësimdhënësit ata që i dhatë më së shumti, duke e mbajtur gjallë, rimëkëmbur dhe zhvilluar. Andaj, ne do të përkulemi gjithnjë dhe do t’u jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve për kontributin që dhanë në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë”, thuhej ndër të tjera në urimin e ministrit.
 
Buja me këtë rast, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë, duke besuar kështu se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm.
 
Me rastin e këtij fillim viti, ministri Buja, sot do të jetë i pranishëm në përurimin e shkollës së Mesme të Lartë në Shtime, e po ashtu ai do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje