Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley kanë katër vjet në një lidhje romantike dhe duket se po e shijojnë më së miri çdo ditë tyren së bashku.

Ata duket se nuk mund të rrinë asnjë sekondë larg njëri-tjetrit teksa i shikon të kapur për dore në çdo rast që  shfaqen në publik.

Mbërmjen e djeshme çifti u fotografua duke darkuar në Londër.

jason statham

Ata nuk ngurruan ti dhurojnë një puthje pasionante njëri tjetrit teksa ndodheshin brenda në taksi.

Të dy janë dukur mjaft të lumtur e të qeshur teksa po futeshin në restorantin e sushit.

Rosie tregoi linjat e saj prej modeleje, po ashtu edhe Jason u duk mjaft elegant. Jason së fundmi ka punuar për filmin “The Expendables 3, i cili pritet të shfaqet më 15 gusht.

Ai luan krah aktorëve të njohur si Sylvester Stallone, Mel Gibson, Harrison Ford dhe Arnold Schwarzenegger.
                                                          
(b.t/shqiptarja.com)