Stathi Cehaef, agjenti i viteve '70
orgjitë homoseksuale në Durrës

Stathi Cehaef, agjenti i viteve '70<br />orgjitë homoseksuale në Durrës
TIRANE- Në vitin 1971 një arrestim i bujshëm, megjithëse i pazhurmë, siç ndodhte në periudhën e diktaturës komuniste, shkaktoi tronditje në Durrës. Shume fjalë që qarkullonin në heshtje. Ishte arrestuar mësuesi i shkollës së mesme të muzikës "Mujo Ulqinaku" dhe për të pas disa muajsh hetuesie, u përfolën shumë gjëra…që në atë periudhë lanë shume shije të hidhur në qytet.

Megjithëse arrestimi i tij u bë në mënyrë sekrete nga organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës dhe ata që pyeteshin rreth tij porositeshin me përgjegjësi që për ato probleme që janë biseduar të ruheshin në sekret të plotë, përsëri në qytet u përfol se ishte arrestuar një agjent i rrezikshëm, i cili përveç veprimtarisë së spiunazhit kundër vendit tonë, kishte punuar në mënyrë perspektive për të kompromentuar dhe rekrutuar më pas të rinjtë, të cilët ai i afronte përmes formave të ndryshme komprometuese kryesisht me vepra te turpshme, me qëllim që kur të vinte momenti të rekrutoheshin për llogari të shërbimeve sekrete Sovjetike. Për këto veprime në hetuesi në Tiranë, sipas statistikave të dosjes hetimore, janë shoqëruar rreth 40 të rinj të moshave 15 deri në 20-vjeçare nga qyteti i Durrësit, shumica ish-nxënës të tij.

Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef,(foto) për të cilin një nga dëshmitaret ka deklaruar se ai i kishte mësuar seksin oral, madje ia kishte ejakuluar spermën në gojë. Shumë prindër u shqetësuan sepse mësuesi i muzikës mund të kishte pasur problem me fëmijët e tyre dhe i janë drejtuar dyerve të policisë, për të marre në mbrojtje fëmijët e tyre, të cilët "mësuesi ua kishte marrë në qafë…". Sipas një oficeri të shërbimit sekret të kundërzbulimit që përpunonte të huajt në Durrës, të dhënat e dosjeve të tij, në të cilat hetuesia kishte depozituar deri emra fëmijë të kuadrove kryesore që ishin afruar nga profesori i tyre për "përpunim", janë ende në dosjet e arkivuara të ish-Sigurimit. Së bashku me fotografitë e bëra nga Stathi të rinjve në seanca seksi pederastie, të cilat i ishin marrë atij nga zbulimi shqiptar përpara se t'i niste për në destinacion. Kush pati fatin e keq të njihej me të, ende sot vuan nga pasojat e renda që u shkaktoi…

Mbërritja në Shqipëri
Lindur në Kallamata të Greqisë në vitin 1922, nga prindërit Kostandin dhe Andronika në një vend të njohur për fiqtë kokërrvegjël dhe ullinjtë. Ka punuar fillimisht në një studio personale fotografie që i përkiste të atit të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas dëshmisë së dhënë nga ai vetë pas arrestimit, ai është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjermane të Abëerit, gjatë kohës kur ai po ndiqte kurse të mësimit të gjuhës gjermane të organizuara nga ky shërbim i zbulimit ushtarak të Gjermanisë naziste. Dhe më pas, format e grumbullimit të informacionit prej tij kanë qenë pikërisht kurset me të rinjtë. Pas lufte, Stathi është marrë në bashkëpunim nga shërbimet e tjera, të cilat e "gjuajtën" atë nga arkivat që u mbetën në duar. Ai u rekrutua si agjent i shërbimeve partnere anglo-greke dhe, duke qenë mjaft i talentuar në gjuhët e huaja, një karakteristikë mjaft e lakmuar për një zbulues potencial, synohet të hidhet në bastionet lindore. Për këtë në vitin 1949 përgatitet për ta dërguar në Shqipëri si agjent dhe prej këtej do të gjendej mundësia që të hidhej në Republikën Demokratike Gjermane, me perspektivë kalimin e tij në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1949, në periudhën e njohur si periudha e zhvillimit të provokacioneve greke të gushtit të këtij viti, ai vjen si ushtar grek dhe kur formacioni i tij ushtarak sulmohet nga forcat tona, ai, sipas porosisë së dhënë, dorëzohet si rob lufte. Qëndron pak kohë në një kishë në zonat kufitare ku i kishin grupuar robërit dhe me pas dërgohet në Lushnjë, ku ishte ngritur edhe kampi i grumbullimit të tyre. Në periudhën kur ndodhej në Lushnjë, ai rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe dërgohet për t'u stërvitur në Noe të Krujës në fshehtësi të plotë, sipas kritereve të shërbimeve inteligjente të asaj periudhe, për t'u përgatitur si agjent i Shqipërisë, me perspektivë për ta dërguar më pas si zbulues në Republikën Federale Gjermane. Pas rekrutimit dhe stërvitjes, ai dërgohet si student i gjuhës ruse në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pikërisht kopertura e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i lejoi të vepronte për vite të tëra i pashqetësuar për llogari të shërbimeve të tjera të huaja, në rolin e agjentit të shumëfishtë.

Agjenti i shumëfishtë
Gjatë periudhës së mëvonshme, Cehaef kontaktohet nga zbulimet lindore dhe rekrutohet prej tyre si agjent i shërbimeve sekrete sovjetike. Rekrutuesi i tij, sipas deponimit të Stathit ne hetuesi, është oficeri i shërbimit sekret gjermanolindor Leopold Zajder. Për shkëmbimin e informacionit, ai mbahet në lidhje nga përfaqësuesi tregtar i Çekosllovakisë së asaj periudhe, Ëashek, që punonte si specialist i hekur nikelit në Ndërmarrjen Minerale të Eksportit në portin ë Durrësit, MINERALIMPEKS. Ndërkohë, sipas dëshmisë së tij dhe të informacionit të zbulimit shqiptar, shërbimet sovjetike e kishin kaluar atë në dispozicion te qendrës së zbulimit që e zhvillonte veprimtarinë e vet për llogari të Komandës së Traktatit të Varshavës.

Rekrutimi i të rinjve
Stathi ndërkohë ishte stabilizuar si profesor në shkollën e muzikës. Ishte mjaft i talentuar dhe zotëronte njohuri të gjuhëve te huaja. Ai zotëronte 7 gjuhë ndërsa kishte njohuri në rreth 22 gjuhë. Gjuha e fundit që ai po mësonte, para arrestimit, ishte gjuha kineze. Stathi Cehaef deponoi pas arrestimit se, sipas porosive të dhëna nga shërbimet lindore, ai mbante lidhje me të rinjtë dhe i përpunonte nëpërmjet komprometimit me vepra të turpshme, për të krijuar me pas kushte për t'i rekrutuar nga shërbimet përkatëse.
Në bazë të porosive të dhëna nga "Qendra" për punën perspektive me të rinjtë, Stathi mblidhte në banesën e tij, një dhomë në katin e 4-të të pallatit të Dovanëve, shumë të rinj 15-20-vjeçarë, me pretekstin e kurseve të ndryshme që bënte dhe me to, bazuar në dokumentin e shkruar nga ai me dorën e vet, ka kryer kryesisht këto veprime:
- U siguronte gazeta dhe revista pornografike
- I nxiste që të masturboheshin
- I nxiste që të kryenin marrëdhënie homoseksuale me njëri-tjetrin dhe me pas në sytë e të tjerëve të pranishëm.
Këto veprime ata i bënin në krevatin që profesori ua lejonte ta përdornin "me bujari". Gjatë këtyre akteve ai u mblidhte spermën në shishe peniciline, të cilën, pasi e etiketonte se kujt i përkiste, e dërgonte në qendrën e zbulimit nëpërmjet ndërlidhësve të huaj që punonin në Albkontroll. Në këto orgji homoseksuale të tijat ishin përfshirë rreth 40 të rinj, të cilët kanë deponuar në hetuesi për mënyrat e ndryshme të komprometimit që kishte përdorur Cehaefi ndaj tyre. Numri i të rinjve të abuzuar ka qenë edhe me i madh, por hetuesia, për shkak të bujës së madhe që kishte shkaktuar në popull kjo ngjarje, nuk i mori të gjithë në pyetje, por është mjaftuar vetëm me hartimin e listave të tyre të marra nga deponimet e Stathit si dhe listën e paraqitur nga pyetjet e të rinjve rreth tij, lista të cilat janë inkuadruar me pas që të dyja në dosjen hetimore të Cehaefit. Një pjesë e tyre kanë dalë si dëshmitarë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Në dosje gjithashtu përshkruhet sesi Stathi Cehaef kishte krijuar lidhje me mësues, intelektualë të ndryshëm, mjekë, dhe së bashku zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kishte një aktivitet të gjatë kontrabande me çekët, polakët dhe mallrat që i merrte i shiste në Durrës

Gjykimi i Stathit
Më 17.07.1972 ka filluar gjyqi ndaj tij i përbërë nga trupi gjykues me Kryetar Arzen Leskoviku, anëtar Sopot Rustemi dhe Pask Bacja. Hetuesi Llambi Gjoni. Në të kanë dëshmuar rreth 17 të rinj dëshmitarë të akuzës. Disponojmë listën e plotë të dëshmitarëve në hetuesi si dhe në gjyq, ashtu si listën e të rinjve kandidatë për rekrutim të cilën Cehaefi e kishte paraqitur për miratim, por për arsye etike nuk po e bëjmë publike. Nga ky gjyq Stathi Cehaef është dënuar me 25 vjet burg për:
- Spiunazh
- Agjitacion e propagandë në bashkëpunim me persona të tjerë.
- Kontrabandë
- Pornografi
Në periudhën e burgimit ai nuk është keqtrajtuar në hetuesi. Policë shërbimi, por edhe të burgosur, kanë deklaruar se kur erdhi një periudhë kohe në burgun e Degës së Punëve të Brendshme në Durrës nga Tirana, për të gatuhej në mënyrë të veçantë. Atij i dërgohej ushqim special. Madje mbahej nën kontrollin e mjekut për arsye se ishte i sëmurë me diabet. Luks që nuk e kishin të burgosurit e tjerë.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, datë 14 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë