Gjatë vitit 2014 në Gjermani ka në emigruar 10.9 milionë njerëz. Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Gjermanisë numri i emigrantëve në Gjermani në vitin 2014 në krahasim me vitin 2011 është rritur me 10.6 për qind.
 
Kjo rritje theksohet se në numër ajo korrespondon me rreth një milion emigrantë.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se numri i atyre që nuk kanë një sfond emigranti që nga viti 2011 e deri tani ka shënuar një rënie prej 1.4 përqind e cila korrespondon me një shifër prej 885 mijë persona.
 
1/5 e 80 milionë Gjermanëve ka të shkuar emigrantësh ndërsa më shumë se gjysma e emigrantëve posedojnë pasaportë gjermane.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)