Statistikat/ Deputetët me rrogë
1500 euro, qytetarët...130 euro 

Statistikat/ Deputetët me rrogë<br />1500 euro, qytetarët...130 euro 
Deputetët e Kuvendit të Kosovës llogaritet se kanë paga të mira dhe të ardhura shtesë, të cilat ua garantojnë ligjet dhe rregullorja e punës. Statistikat zyrtare flasin se Kosova, si shteti më i ri në Evropë vazhdon të ballafaqohet me shkallë të lartë të varfërisë e papunësisë, por edhe me nivel të ulët të pagës minimale dhe mesatare.

Megjithatë, nga kjo gjendje duket se nuk vuajnë të përzgjedhurit me votat e elektoratit të Kosovës që përfaqësohen në Kuvend. Të 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pagës mujore mbi 1,500 euro në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre.

Përderisa pagat mujore në Kosovë për shtresat tjera të popullsisë janë nga 130 deri në mbi 400 euro. Në Rregulloren e Kuvendit të Republikës se Kosovës, thuhet se përveç të drejtës së kompensimit material në të ardhura mujore, deputetët kanë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit me detyrë zyrtare, pastaj të ardhura shtesë për pjesëmarrje në seancat dhe komisionet e Kuvendit, mbulimin e shpenzimeve për telefona dhe derivate të naftës dhe për punën në trupa të tjerë jashtë veprimtarisë së rregullt të tij.

Vendimin për lartësinë e të ardhurave mujore dhe të kompensimeve shtesë e merr Kryesia e Kuvendit në bazë të propozimit të Komisionit për Buxhet e Financa. Ky “luks” i deputetëve në një vend të varfër, është kundërshtuar disa herë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, pagesat ekstra të larta tejkalojnë dukshëm potencialin dhe fuqinë e buxhetit të Kosovës.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes