Statistikat: Shqipëria i ka "vjedhur" Kosovës 50 futbollistë

Statistikat: Shqipëria i ka "vjedhur" Kosovës 50 futbollistë
Seleksionuesi i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka shënjestruar edhe katër futbollistë kosovarë që luajnë në Evropë për t'i marrë në ekipin "A". Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për njërin prej tyre, portierin Etrit Berisha, ka paraqitur kërkesë këtë javë, për pajisje me pasaportë shqiptare me procedurë të përshpejtuar.

Dhe, nga data 9 deri më 12 prill, FSHF-ja do të organizojë një kamp stërvitor në Kosovë me grup-moshat U19 dhe U17 për zbulimin e talenteve të rinj që mund t'u shërbejnë ekipeve të reja të Shqipërisë. Gjithë këto, nga zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës shihen si përzierje e FSHF-së në "punët e brendshme" të saj, madje nga disa edhe si "grabitje" të talenteve, ndonëse nuk e thonë troç për shkak të marrëdhënieve që kanë këto dy institucione.

Që nga aktivizimi i kosovarit të parë me Kombëtaren shqiptare, Arian Beqaj, në vitin 1998, deri më tani jannë aktivizuar të paktën 33 lojtarë kosovarë në të gjitha grup-moshat dhe në të dy konkurrencat, ndërkohë që në periudhën e afërt pritet të ftohen apo janë ftuar edhe 13 të tjerë që cojnë shifrën në total në 50 lojtarë.

I pari që pritet të ftohet nga grupi i fundit është portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Etrit Berisha. Pas lëndimit të portierit tjetër kosovar që luan me Shqipërinë, Samir Ujkani, zyrtarët e FSHF-së kanë nxituar ta pajisin me pasaportë shqiptare Berishën për të qenë i gatshëm për ndeshjet e qershorit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë