Statistikat tregojnë se Messi është nga një tjetër "planet" futbolli

Statistikat tregojnë se Messi është nga një tjetër "planet" futbolli
Statistikat e Lionel Messit me fanelën e Barcelonës gjithmonë janë në ngritje. Ylli argjentinas shihet si një lojtar që tani po e kalon kulmin e karrierës gjë që po e tregojnë këtë fakt edhe vetë statistikat.

Që nga debutimi i tij në maj të vitit 2005, me golin e shënuar kundër Albacetes Messi që nga ajo koha ka filluar të përmirësojë në secilën sezon qëllimet e tij, me gola të shënuar në çdo sezon me shumë se në tjetrin.
Koha e Riijkard njihet si koha e krijimit të Messit por që ardhja e Pep Guardiolës quhet si periudha e afirmimit të El Messias.

Në këtë sezon Messi ka shënuar plot 50 gola në 43 ndeshje të zhvilluara me një mesatare prej 1.17 golave për ndeshje. 5 ndeshjet e fundit për Messin janë ndër më të mëdhajat në karrierën e tij pasi që në këto 5 ndeshje ka shënuar plot 13 gola, duke marrë edhe rekordin në Ligën e Kampionëve si 5-golëshi i parë në këtë garë.

Në përgjithësi shtatori njihet si “Muaji i Messit” pasi në fanelën e Barcelonës Messi ka shënuar më së shumti gola në këtë muaj. Bazuar në statistikat e viteve të fundit në një përllogaritje del se nëse Messi vazhdon me këtë formë dhe me këto gola atëherë Messi këtë edicion mund të arrijë në kuotën e 71 golave.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, debate të forta te ‘Shëndetësia’! PD: Shiten ilaçe të skaduara? QSUT: E pavërtetë! PS: Mos hidhni helm, nxitët dhunë

Skandali te Onkologjiku, debate të forta te ‘Shëndetësia’! PD: Shiten ilaçe të skaduara? QSUT: E pavërtetë! PS: Mos hidhni helm, nxitët dhunë