Personazhet e famshëm shpeshherë nderohen me skulptura të dylli apo akulli.mesa duket radhën për këtë nderim e ka patur Kristen Stewart. Skuptura prej akulli e saj gjendet në muzeun e famshëm të Madam Tussauds.Skulptura e saj qëndron së bashku me dy bashkë-protagonistët e tjerë të sagës “Tëilight” Robert Pattinson dhe Taylor Lautner. Kjo është skulptura e parë e akullit që prezantohet në muzeun e Londrës dhe përkon me lëshimin në DVD të filmit të fundit të serisë “Twilight”, “Breaking Dawn -Part 1”, në të cilin Bella, personazhi i Kristen, ngrihet duke u bërë e pavdekshme.(xh.k/shqiptarja.com)