Statuja skandaloze e Skënderbeut
në Hungari,ekspertët:Mynxyrë

Statuja skandaloze e Skënderbeut<br />në Hungari,ekspertët:Mynxyrë
Statuja e Heroit kombëtar të Shqipërisë Skënderbeut që do të vendoset në Budapest është kritikuar nga artistë të njohur shqiptarë dhe studiues të artit. Kritikat kanë nisur pasi Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse, ka zbuluar detaje nga ndërtimi i statujës, i cili siç shihet në foto është ende i papërfunduar.

Ambasadori ka bërë një vizitë në studion skulptorit bullgar Mihaly Gabor dhe ka njoftuar se statuja do të vendoset përballë bashkëkohësit të Skënderbeut, heroit hungarez, Janos Huniadit.

Në faqen të Ambasadës Shqiptare në Hungari shkruhet se “pas disa ndryshimeve në fizionominë e portretit dhe lejes përfundimtare të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit”.

Ndërkohë dekani i fakultetit të Arteve figurative në Universitetin e Arteve Ardian Isufi ka reaguar ashpër për deformimet që i janë bërë tipareve dhe imazhit të heroit kombëtar. 

“Nuk kam pare ndonjëherë Skënderbe më "impresionues ambig" por jo Shqiptar... padyshim, mund të jetë Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurrsesi shqiptar!... fundi i fundit, sipas shprehjes se urtë popullore edhe kjo "mynxyre artistike dhe historike nuk do të zgjasë me shume se tre dite" dhe do ta ngulin aty ku e kanë paravendosur, duke vazhduar të shtrembërojnë në mënyrë konstante historinë dhe kulturën tonë, por ajo çfarë më vjen keq është se palë në këtë rast bëhet edhe injoranca jonë institucionale e zyrtarëve tanë "par excellence" që i kemi dërguar me taksat tona për të promovuar Shqipërinë dhe po e "çmeritojnë" me sukses të paparë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare!

Dekani Isufi më tej në reagimin e tij i quan “injorantë me portofol nga Ministria e Jashtme” realizuesit e këtij projekti dhe shprehet se të paktën duhet t’i sugjeronin Arkivat e Vatikanit këtij skulptorit hungarez për të analizuar fizionominë e Skënderbeut, sepse aty ka me dhjetëra gravura ku mund të interpretohej figura e Skënderbeut si Prijës dhe Diplomat i Shqiptarëve!

Ndërkohë gjatë këtyre dy ditëve në rrjetet sociale në facebook kanë shpërthyer kritikat më të ashpra, duke e quajtur skandaloz këtë imazh që do të prezantohet në Budapest si heroi Kombëtar i shqiptarëve.

[gallery]23270[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja