SUEDI-Një shtetas suedez është dënuar gjatë ditës së sotme me 6 muaj burg për shkaka të një statusi në rrjetin social Facebook, me anë të të cilit kërkonte ndihmë për financimin e luftëtarëve xhihadistë në Irak dhe Siri.

“Më ndihmoni të furnizoj me armë vëllezërit tanë që luftojnë në front me arsyen për t’u hakmarrë për vëllezërit dhe motrat e tyre”, shkruante statusi i publikuar nga 34-vjeçari, Ahmad Qadan.

Gjithashtu në statusin e tij në rrjetin social Facebook, Qadan, citonte edhe emrin e dy personave të cilët kishte kontaktuar për të siguruar një numër llogarie, që do të përdorej për tu dredhur fondet.

Llogaria me anë të së cilës është bërë thirrja për financime të xhihadistëve në Irak dhe Siri ishte hapur me emrin e Ash-Shaami As-Suwedi.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com