Statusi, Breedlove: Keni lidershipin
e duhur për ta çuar më tej këtë hap

Statusi, Breedlove: Keni lidershipin<br />e duhur për ta çuar më tej këtë hap
TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  ka theksuar vullnetin për të forcuar bashkëpunimin me NATO-n. Gjatë një konference për shtyp me komandantin suprem të NATO-s për Evropën, Breedlove, Kodheli ka theksuar se qeveria shqiptare ka si prioritet luftën ndaj korrupsionit.
 
 “Trajtuam një sërë çështjesh dhe e informova gjeneralin për procesin që kemi nisur, reformat ekonomike,  luftën ndaj korrupsionit, si dhe reforma të tjera të rëndësishme. E njoftova gjeneralin për reformat në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rolin e saj në rajon. Kur flas për rajonin nuk mund të le pa përmendur Kosovën, dhe pse një vend i ri ka bërë reforma të rëndësishme. Përtej arritjes së deritanishme të Ministrisë së Mbrojtjes shpreha gadishmërinë tonë për të ofruar jo vetëm mbështetje në trupa për operacionet e drejtuara nga NATO. Biseduam gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Irak”, ka theksuar Kodheli.
 
Ndërkohë komandanti suprem i NATO-s për Evropën ka theksuar se këto janë kohë shumë të rëndësishme në Europë.

“Këto ndryshime e kanë bërë NATO të mendoj si ka vepruar në 20 vitet e fundit. Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm sa i përket stabilitetit si në Kosovë por dhe në Afganistan”, ka thënë Breedlove.

Ai gjithashtu ka përgëzuar Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa ka theksuar se vendi ka liderishipin e duhur për të çuar edhe më tej.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë