Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një dalje për mediat u shpreh se kryesocialisti Rama urdhëroi deputetët e tij të mos votonin ligjet me shumicë të cilësuar, ndërsa thekson se këtë e bëri vetëm për përfitime politike.
Sipas Bregut, “Rama për përfitime elektorale është i gatshëm të bëjë gjithçka madje dhe te pengojë integrimin e vendit dhe urdhri i tij për deputetët për mosvotimin e tre ligjeve e dëshmon një fakt të tillë”.
Redaksia Online
(Gre.M/e.b/Shqiptarja.com)