Do të jetë besueshmëria e përpjekjeve të Shqipërisë në realizimin e këtyre detyrave, që do të bindin vendet e BE-së në qershor t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
"“Gjithëpërfshirja është thelbësore. Shqipëria ka në dorë të shtojë përpjekjet për reforma dhe të shtojë një sërë reformash sa i takon sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe reformës në gjyqësor, këto janë tejet të rëndësishme"- tha Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të takimit të dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe BE-së.
Ndërkohë takimi i tretë i këtij dialogu do të mbahet në fillim të qershorit disa ditë para se vendet e BE-së të mblidhen për të vendosur nëse do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat apo jo.
Takimi me dyer të mbyllura i dialogut të nivelit të lartë, mes Shqipërisë dhe BE-së u mbajt në hotel "Sheraton" dhe zgjati 3 orë. Për të dërguarin e Brukselit ishte një disktutim i mirë, i hapur, itë sinqertë ku u diskutua udhërrëfyesi i Shqipërisë për të përmbushur 5 prioritetet kyçe.
Komisioneri Fyle u shpreh se pas këtij takimi u vendos të dilet me një deklaratë të përbashkët
RENDESIA E GJITHEPERFSHIRJES
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së nënvizoi disa herë rëndësinë e gjithëpërfshirjes, jo vetëm të opozitës por dhe të shoqërisë civile. Prandaj në takim është hedhur ideja e ngritjes së një Këshilli Kombëtar pjesë integrale e së cilës të jetë edhe shoqëria civile. Edhe për Ramën kjo mbetet sfidë.
FYLE: “Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon integrimin e vendit. Kam theksuar kulturën e gjithëpërfshirjes në Parlament dhe jo vetëm. Gjithëpërfshirja është thelbësore. Si qeveria ashtu dhe opozita mbeten të përkushtuar ndaj këtij objektivi. Dua tu bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithërpërfshirje me qëllim që t'i bëjnë ballë sfidave për në BE. Vjet shtetet anëtare të BE njohën arritjen dhe i dhanë një perskeptivë të qartë. Shqipëria ka në dorë të shtojë përpjekjet për reforma dhe të shtojë një sërë reformash sa i takon sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe reformës në gjyqësor, këto tejet të rëndësishme. Por brenda këtyre priroriteve kemi diskutuar ato që kanë të bëjnë me reformën në administratë publike përmirësimin e të drejtave të njeriut, romët antidiskrimimin, të drejtën për pronën”- tha Fyle.
“Unë besoj fuqimisht se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe mbetem tepër i bindur për kapacitetet e Shqipërisë për të trajtuar këto sfida . KE dhe unë do vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të ecur përpara në këtë rrugë”- nënvizoi ai.
RAMA: “Sot sfida kryesore është bashkëpunimi politik, bashkëpunimi ndërinstitucional, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Dua të siguroj edhe partnerët tanë se pakënaqësia që nuk e fshehëm për mos marrjen e statusit në dhjetor, nuk ka ndikuar negativisht përkundrazi ka ndikuar pozitivisht që ne të vazhdojmë përpara për ta konsoliduar atë rezultat impresionues që qeveria jonë arriti në shumë pak muaj dhe për të bërë të mundur që këto prioritete të plotësohen”- tha Rama.
Rama falenderoi dhe deputeten e PD-së, kryetaren e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu për qasjen konstruktive dhe vullnetin e shprehur dhe shprehu urimin që kjo qasje konstruktive “të mishërohej edhe në debatin në Parlament"
Për të ilustruar më mirë sfidat dhe punën që duhet bërë Rama citoi një deklaratë të një europarlamentari i cili thoshte “Europa nuk është një dhuratë qiellore. Por duhet vullnet për të kapur shansin që vjen dhe përballur sfidat”
SA DO TË NDIKOJNË QARQET NACIONALISTE KËTË HERË ?
Për kryeministrin Rama, kjo ishte një pyetje që gazetari duhej tia kishte drejtuar atij dhe jo komisionerit Fyle. Rama tha se kjo mbetet për tu parë në qershor por tregoi vendosmërinë se qeveria nga ana e saj do të shkojë me detyra të realizuara. Edhe Fyle nënvizoi se çdo vend kandidat gjykohet në bazë të meritës së vet.
RAMA: “Sa do të ndikojnë në qershor mbetet për tu parë. Ne njësoj si në dhejtor të shkojmë përballë Këshillit Europan me detyra të realizuara. Më pas janë shtetet anëtarë që marrin vendim. Për ne ka rëndësi Europa në insituticione, në punësim. Nuk është një udhëtim për të shkuar diku dhe po presim të na japin biletën”
Fyle: “Ne gjykojmë çdo vend kandidat në bazë të meritës së vet. Jam tejet i kënaqur që shoh pavarësisht sfidave të shumta që është përballur BE zgjerimi vazhdon të mbetet fokus i BE-së. Çelja e negociatave me Malin e Zi e Serbinë janë prova të qarta që nëse një shtet jep rezultatet e veta sa i takon detyrave të shtëpisë dhe shtetet anëtarë japin qëndrimin e vet. Do të jetë besueshmëria e përpjekjeve tuaja që do ta bëjnë vendimin në qershor të besueshëm”
ORA 14:00 FYLE: UNE NUK JAM MIK I BERISHES NE FB, POR I SHQIPERISE
Duke iu përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili e quajti Fylenë "serbofil", komisioneri i KE-së u përgjigj: “Duket qartë që nuk jam një nga miqtë në listën e facebook të Zotit Berisha por jam mik i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve. Kaq mund të them për atë artikull i cili ishte falso dhe i pabazuar.”
ORA 13: 55 FYLE : 5 PIKAT QE ARRITEM SOT
Fyle bëri publike 5 arritjet e takimit të sotëm, i dyti në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë e BE-së
1- Kemi pasur një disktutim të mirë të hapur e të sinqertë
2- Kemi parë se çfarë hapash ka ndërmarrë Shqipëria që nga takimi i shkuar dhe planet sa i takon përmbushjes së sfidave si afat shkurtër dhe afat mesëm. Kemi diskutuar udhërrëfyesin e Shqipërisë për të përmbushur 5 prioritetet kyçe.
3-Kemi folur shumë për rëndësinë e gjithëpërfshirjes. Nuk e kemi fjalën thjesht për opozitë por dhe për shoqërinë civile. Konsultuam për një mekanizëm që shoqëria të përfshihet në procesin e integrimit.
4- Do dilet me një deklaratë të përbashkët
5- Kemi rënë dakord që të takohemi sërish në takimin e tretë, në qershor
ORA 12:00 FYLE NE TWITTER KOMENRON TAKIMIN ME RAMEN
Komisionieri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fyle deklaron se me kryeministrin Edi Rama u diskutua për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në adresimin e reformave të lidhura me BE.
Fyle ndodhet në Tiranë për të vazhduar dialogun e nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadrin e procesit të integrimit.
Siç ishte parashikuar, në orën 08:30 Fyle, bashkë më ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi mbërritën në Kryeministri në takim me kryeministrin Rama. Takimi zgjati 50 min. Në përfundim të takimit me kryeministrin Rama, komisioneri Fyle komentoi në rrjetin social "Twitter", duke u shprehur se "u diskutua për rëndësinë e përfshirjes në reforma".
Më pas Fyle dhe Sequi u pritën nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
Nga zyrën e shtypit të Komisionit Europian bëhet me dije se: “Komisioni Evropian dhe komisioneri Fyle, personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit Europian”.
ORA 12: 45: FYLE: QEVERIA PREZANTON ROADMAP
Qeveria prezanton Roadmap-in për 5 prioritetet.
At High Level Dialogue in #Albania: received Roadmap on 5 key priorities and Report on recent progress pic.twitter.com/EffKpu7Ymt
— Štefan Füle (@StefanFuleEU) March 6, 2014
ORA: 11.00, NIS DIALOGU I NIVELIT TË LARTË MES SHQIPERISE DHE BENis takimi i dialogut të lartë në Hotel ‘Sheraton”. Qeveria prezanton Roadmap-in për 5 prioritetet.
Kryekomisioneri Stefan Fyle dhe me Ettore Sequi, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati janë drejtuar drejt hotel “Sheraton”, aty do të zhvillohet me dyer të mbyllua Dialogu i Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në kuadër të reformave të integrimit të vendit. Në tryezën e Nivelit të Lartë janë të pranishëm ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Ndërsa nga opozita janë parë deputetet e PD-së, Kryetarja e Komisonit të Integrimit Majlinda Bergu, Eduart Halimi dhe Arben Ristani, ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryetari i PD-së ndodhen në Dublin në samitin e PPE-së. Në takimin Shqipëri-BE është i pranishëm edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adritiak Llalla dhe nënkryetari i KLD, Elvis Çefa.
Përpara se të niste takimi i nivelit të lartë me dyer të mbyllura, komisionari Fyle u takua me përfaqësues të shoqërisë civile.
ORA 10:30 FYLE ME RAMEN : U DISKUTUA PËR RËNDËSINË E REFORMAVE
Në përfundim të takimit me kryeministri Edi Rama, komisionari Fyle ka komentuar në “Twitter” vizitën e tij në Tiranë.
“Në Tiranë u diskutua për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në reforma”, shprehet Fyle.
In #Tirana w/ PM @ediramaal discussed importance of inclusiveness in addressing sustainability of EU related reforms pic.twitter.com/46Ojb2YfjZ
— Štefan Füle (@StefanFuleEU) March 6, 2014
ORA 10:25 BUSHATI: ME KOMISIONERIN FYLE BISEDUAM PËR REFORMAT
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pasi takimit me komisionarin e BE, Stefan Fyle, është shprehur se reformat në kuadër të integrimit evropian kanë qenë në fokus të bisedës. Në faqen e tij në rrjetin social “Tëitter”, ministri Bushati shkruan se gjatë takimit “Diskutuam procesin e reformave në Shqipëri dhe mënyrën se si do të konsolidohen arritjet në kuadër të integrimit evropian, dhe diskutimeve në këshillin e BE në qershor”.
Just met @StefanFuleEU. Discussed Albania's reform process & how to consolidate achievements towards June EU Council pic.twitter.com/0hDjSfA3nQ
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) March 6, 2014
09.40: FYLE E SEQUI PRITEN NGA MINISTRI BUSHATI
Eurokomisioneri Fyle bashkë me ambasadorin e BE-së, Sequi kanë mbërritur në ambientet e Ministrisë së Jashtme, ku janë pritur nga ministri Ditmir Bushati. Takimi filloi në orën 09:40 dhe pritet të zgjasë 30 minuta.
O9.20: PËRFUNDON TAKIMI ME KRYEMINISTRIN
Pas rreth 50 min ka përfunduar takimi mes Komisionerit Stefan Fyle, ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi me kryeministrin Rama në ambientet e Kryeministrisë. Në vijim ata do të priten nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
(Ora 09:25, Komisioneri Fyle largohet nga Kryeministria) Foto të tjera
08:30: FYLE DHE SEKUI MBËRRIJNË NË KRYEMINISTRI
Ashtu siç ishte e parashikuar, Komisoneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi kanë mbërritur në Kryeministri në orën 08:30.
Ata janë pritur nga kryeministri Edi Rama për të vijuar më pas takimin me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në kuadër të të Dialogut të Nivelit të Lartë.
Dialogu i Nivelit të Lartë pritet të nisë në orën 10:45 dhe do të zgjasë deri në orën 13:30 dhe më pas pritet një konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Stefan Fyle. Takimi mes tyre zgjati 50 minuta, ku çështjet që kanë folur do t'i bëjnë të ditura në një konferencë të përbashkët për mediat pas mesditës.
Siç raportoi gazetari jonë tek Kryeministria, Komisoneri për Zgjerimin e Bashkimit pritet të shprehet edhe për qëndrimet kritike të opozitës, konkretisht të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e akuzon Fylen si mbështetës i serbëve dhe jo të shqiptarëve, deklaratë kjo e bërë para disa ditësh. Ndërkohë sot, Berisha dhe kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ndodhen në vendin tonë. Ata, të shoqëruar edhe nga deputeti Gerti Bogdani janë larguar në Dublin të Irlandës ku do të marrin pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.
(Ora 08:30, Komisioneri Fyle duke shkuar për në Kryeministri) Foto të tjera
AXHENDA
Në orën 8:30 Fyle takon Ramën
Në orën 9:10 Fyle takon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati
Në orën 10:45 Në hotel “Sheraton” Takimi i dytë i dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE.
Më pas komisioneri për Zgjerimin Fyle dhe kryeministri Rama, do të mbajnë një konferencë për shtyp ku do të flasin më gjerësisht dhe për përfundimet e takimit të nivelit të lartë.
Takimi i pari është diskutuar në fund të tetorit dhe kjo tryezë shërben për të diskutuar mbi prioritetet e vendit tonë që në muajin Qershor, BE të japë një përgjigje pozitive sa i takon statusit.
Në këtë tryezë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bergu tha se do të jetë prezente dhe opozita, që e konsideron këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët.
BE: KE E ANGAZHUAR TE MBESHTESE SHQIPERINE
“Komisioni Europian dhe Komisioneri personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit evropian”, deklaron zyra e shtypit të BE-së.
Ndërkohë kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë larguar në Dublin dhe nuk do të jenë ketu gjatë vizitës së komisionerit Fyle. Ata marrin pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.
Redaksia Online
(Suela Gera, Elberta Spaho, Erneta Shevroja/shqiptarja.com)