Statusi, Gjosha:Bindje se vlerat
do triumfojnë mbi ekstremizmin 

Statusi, Gjosha:Bindje se vlerat<br />do triumfojnë mbi ekstremizmin 
Kur na ndajnë edhe 8 ditë nga vendimi i Këshillit të Evropës për dhënien apo jo të statusit kandidat për Shqipërinë, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha sjell një panoramë të klimës në vendet e BE.
 
Gjosha e ftuar në studion e “A1 Report” në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” duke folur për takimet që ka zhvilluar në Britani për statusin shprehet se "Kemi një situatë më pozitive se në dhjetor.”
 
“Asgjë nuk ka përfunduar deri më 24 qershor kur të mblidhen ministrat e Këshillit Evropian. Politikat e Brendshme në vendet e BE mund të ndikojnë në një përgjigje negative, por ajo çfarë na përket ne janë reformat dhe koordinimi.”- shprehet Ministrja e Integrimit duke theksuar se ka bindje se vlerat evropiane do të qëndrojnë mbi ekstremizmin.
 
 
Gjosha gjatë intervistës ka mbështetur bindjen se saj për një vlerësim pozitiv nga ana e këshillit evropian te fakti se “Progres-Raporti këtë herë nuk ka asnjë presje pas rekomandimit për statusin kandidat”.
 
 
Klajda Gjosha ka folur edhe për shqetësimin e rritjes së azil kërkuesve që rrezikon të bëhet një problem nga vendet anëtare të BE.
 
“Është një luftë e përditshme që bëhet nga ana qeverisë shqiptare. Në takimet e mia u kam bërë të ditur se shqiptarët kanë nevojë për një shtysë pozitive. Shqipëria një nga ato vende që ka marrëveshje edhe me Europol, marrëveshje që është përgëzuar.”-tha Gjosha duke shtuar se “Ka një bashkëpunim me policinë çka na bën të besojmë se numri i tyre do të ulet shumë shpejt.”
 
 
“17 vendet që e kanë firmosur deklaratën që dali në mbështetje të dhënies së statusit janë kryesisht vendet fqinje dhe vende që e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë proces.” ndërsa 11 vendet e tjera do presin ditën e fundit për të bërë publik vendimin e tyre.” tha Gjosha.
 
Më tej ministrja Gjosha ka hedhur poshtë mundësinë se Çekia do të refuzojë dhënien e statusit për shkak të marrëveshjes së CEZ
 
Gjosha ka vlerësuar gjuhën e përdorur të Kryeministrit Rama duke u shprehur se “Deklaratat e drejpërsëdrejta të Ramës në Francë do të ndikojnë pozitivisht për statusin.” Duke shtuar se “Kjo gjuhë i ka munguar Shqipërisë, pasi ajo ndonjëherë na afron me vendet evropiane.”
 
“Marrja e statusit është një kredit për atë çfarë arrin vendi, është një mesazh shumë pozitiv që është në rrugën e drejtë të integrimit. Nuk dua ta ngatërroj statusin me projekte financiare. Projektet kanë ekzistuar, po do ndryshojnë vetëm forma e tyre.”- tha Gjosha.
 
 
Lidhur me fondet e BE, Gjosha bëri të ditur se “BE do të ndihmojë këtë herë buxhetin e Shtetit. Ndihma buxhetore do të shkojë në ministrinë e financave për shlyerjen e pagesave të prapambetura në 8 vitet e fundit.
 
 
Në përfundim të intervistës Gjosha ka folur edhe për hapat që do të ndërmerren pas marrjes së Statusit.
 
“Ministria e Integrimit hyn në një etapë e re, kemi një analizë të mirëfillte që i duhet bërë vendit për të parë se në cilat fusha do negociohet dhe sa do negociohet. Kërkesat që do vijnë nga Be do jenë shumë herë më të larta se ato për statusin. Do ketë një përfshirje më të madhe të shoqërisë civile, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në integrim.” –tha Gjosha dike shtuar se “Reforma në drejtësi është përgjigjja më e madhe që mund t’i japim BE dhe Shqiptarëve. Nuk ka nisur akoma, por për këtë reformë do të kemi edhe oferta nga vendet e BE për t’i dhënë një ndihmë Shqipërisë për të kaluar këtë proces.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptare.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin