Ministrja Gjosha u shpreh se vendi ynë është në një etapë të rëndësishme teksa të martën pret statusin e vendit kandidat. "Jemi në një etapë me rëndësi, të martën presim vendimin. Është bërë një punë e madhe me reformat në vend", theksoi ministrja Gjosha
Ministrja shtoi se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Në këtë kuadër ajo iu përgjij edhe interesimit të medias lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në Lazarat.
Sipas ministres Gjosha, ndërhyrja e policisë në Lazarat nuk po përdoret për të marrë statusin e vendit kandidat nga Shqipëria, ndërsa shtoi se, operacioni është një shenjë e mirë për luftën kundër krimit.
"Operacioni, shenjë e mirë për luftën kundër krimit. Mbështes punën e Policisë së Shtetit", theksoi Ministrja Gjosha. /gj.m//a.ke/