ORA 17:00, GJOSHA TAKON ZV.MINISTRIN E JASHTËM:SHQIPËRIA ROL TË RENDESISHEM NE STABILITETIN NE RAJON
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka marrë mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt marrjes së statusit edhe nga zv/ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Kourkoulas.
Gjatë takimit me ministren Gjosha, zv/ministri Kourkoulas e ka konsideruar të ‘rëndësishëm’ marrjen e statusit të Shqipërisë në BE-ja për stabilitetin në vend por edhe në rajon. “Procesi i integrimit të Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat, është shumë i rëndësishëm jo vetëm për vendin tuaj, por për gjithë rajonin”, ka thënë ai.
“Për ne Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Presim një vendim pozitiv në qershor. Janë me shumë rëndësi treguesit në vazhdimësi për përmbushjen e 5 prioriteteve që keni aktualisht”, tha Zv Ministri i Jashtëm grek.
Ndrysa Gjosha ka thënë se Shqipëria është vetëm një hap larg këtij procesi ndërsa ka siguruar zv/ministrin se qeveria është duke punuar intensivisht për përmbushjen e 5 prioriteteve të vëna nga BE-ja.
ORA 11:40, GJOSHA TAKON TRAGAKLIS: MBËSHTESIM SHQIPERINË NË INTEGRIMIN
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka marrë mbështetjen për integrimin e vendit nga Kryetari i Komitetit Parlamentar për Çeshtjet Evropiane, Ioannis Tragakis gjatë takimit të zhvilluar në Athinë.
Në kuadër të takimeve për statusin kandidat në qershor, kreu i Komitetit Parlamentar është shprehur se Greqia mbështet “Shqipërinë për procesin e integrimit”, ndërsa ministrja e Integrimit Gjosha ka thënë se në qershor pritet një vendim pozitiv dhe se qeveria është e vendosur “të avancojë në agjendën evropiane”.
Gjithashtu, Gjosha ka vënë theksin edhe tek roli i presidencës greke në BE në këtë 6-mujor duke thënë se “Për Shqipërinë kjo ka një rëndësi madhore”.
Në vijim, ministrja e Integrimit Evropian, do të pritet edhe nga Zv.Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Kourkoulas. Me të cilin do të diskutojë pë rmbështetjen e Shqipërisë për marrjene statusit të vendit kandidat për në BE, pasi Greqia në këtë gjashtë mujor ka dhe Presidencën e bashkimit Evropian dhe roli i saj në bindjen dhe të skeptikëve ndaj Shqipërisë është i madh.
Nuk përjashtohet mundësia që në takimin me zyrtarët më të lartë greke ministrja shqiptare e integrimit Klajda Gjosha të diskutojë dhe në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe si dhe në zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, mes të cilave dhe ato të toponimeve. Mësohet se jashtë axhendës së bisedimeve nuk do të mbetet as ngjarja më e fundit në burgjet greke ku një i ri shqiptar, pasi vrau një gardian grek, u masakrua deri në humbje jete nga ana e gardianëve kolegë të të vrarit, duke shkaktuar jo pak tronditje në Greqi dhe në Shqipëri, pasi të riut shqiptar i mungonte dhe zemra.
Dhe në këtë kontekst pritet të diskutohet dhe në lidhje me respektimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi si ura lidhëse mes dy vendeve, por dhe respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Ministrat e kabinetit qeveritar të kryesuar nga Edi Rama janë shpërndarë në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian duke intensifikuar përpjekjet për arritjen e bindjes së vendeve anëtare që të japin një vendim pozitiv për statusin në qershor, ndërkohë që vetë KE dhe BE e kanë dhënë vlerësimin e tyre pozitiv për ecurinë pozitive të reformave në Shqipëri.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)