TIRANE-Ambasadori i Bashkimit Europian tregohet i rezervuar në lidhje me përmbajtjen që do të ketë progres raporti i Komisonit Europian mbi Shqipërinë, i cili do të publikohet më 10 tetor në Bruksel.

Duke kërkuar për të bërë durim ambasadori Sequi tregoi historinë e tij në festën e Befanës ( festë tradicionale në Itali) kur ai ishte fëmijë dhe rrinte zgjuar gjithë natën për të gjetur dhe më pas marrë çorapen me ëmbëlsira, të cilën gjyshja e tij e vendoste poshtë jastëkut vetëm pak minura para se të zgjohej. Dhe pyetjes së gazetarëve “ A do të kemi ndonjë ëmbëlsirë më datën 10 tetor, ambasadori Sequi iu përgjigj: “Do ta diskutojmë më datën 10 tetor, por nuk e di."

Ambasadori nuk komentoi as publikimin nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, (vend nga është dhe Sequi) të Memorandumit Politik të hartuar nga Zyra e Komisionerit Europian për zgjerim në Bruksel Stefan Fyle ku thuhet se Shqipërisë do t'i jepet statusi por do i vendosen kushte.

"Kam tre gjëra për të thënë:Po është një agjenci lajmesh e rëndësishme. Por që po të flasim teknikisht është se unë këtu përfaqësoj BE. Dhe ju e dini që unë nuk komentoj për raportet që mund të nxjerr një agjenci lajmesh. Do të isha igatshëm të komentoja më 10 tetor kur të dalë progres raporti"- komentoi Sequi duke informuar dhe për orën kur do mbahet konferenca për shtyp nga ambasadori i BE-së. Në orën 19: 30 ambasadori Sequi do të mbajë një konferencë për rezultatet e progres raportit.

TAKIMI SEQUI- KADARE
Ambasadori i BE-së ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare. Vetë Sequi zbuloi takimin por pa dhënë detaje më shumë se kur dhe ku është zhvilluar biseda, tema e së cilës ka qenë Integrimi. Sequi paralajmëroi se nesër do të bëhet publike dhe biseda mes tyre.
“Nesër do të publikohet një bisedë për cështjet e integrimit Europian që kam zhvilluar me Ismail Kadarenë

SEQUI: RAMA ME INFORMOI PER FIERIN
Duke folur për takimin që kishte zhvilluar me Edi Ramën, në selinë rozë, ambasadori u tha gazetarëve, që po e prisnin jashtë selisë PS, se takimi kishte qenë i ngrohtë dhe me të ishte diskutuar dhe çështja e qarkut të Fier.  “Takimi me liderin e opozitës ishte takim i ngrohtë. Diskutuam mbi cështjet kryesore që kanë të bëjnë me integrimin në BE. Më informoi dhe për cështjen e qarkut të Fierit. E vetmja gjë që mund të them është shpresoj që një zgjidhje mund të gjendet së shpejti, jo vetëm për këtë por dhe për cështje të tjera.”- tha Sequi.

I pyetur nëse nga PS kishte marrë një përgjigje se do të votonte pr/ligjin për Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare, Sequi tha: Për këtë duhet të pyesni vetë liderin e PS”.

Komisioni europian pritet të publikojë më 10 tetor progres raportin për Shqipërinë. Përmbajtja e tij ende është e panjohur. Por ndërkaq burime diplomatike konfidenciale për A1 Report dhe "Shqiptarja.com" flasin se vendin tonë mund t’i jepet një status i kushtezuar. Që nga rekomandimi i Komisionit Europian ne tetor dhe deri në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE në muajin dhjetor priten që të vendosen disa kushte të reja për Shqipërine, te cilat duhet te realizohen brenda ketij afati kohor.  Burime të rëzervuara thonë se një status i plotë do kushtëzohet me organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2013 sipas standardeve, por nuk përjashtohen dhe kushte të tjera si paketa ligjore apo dhe disa reforma ende të papërfunduara, sic është pligjit për gjykatën e lartë dhe reforma parlamentare.
(sg/shqiptarja.com)