Statusi, Jean-Pierre Bel: S'veprojmë
nën presionin e ekstremistëve

Statusi, Jean-Pierre Bel: S'veprojmë<br />nën presionin e ekstremistëve
TIRANA –Presidenti i senatit francez përcolli sot garancinë se Franca e ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.

Për Jean-Pierre Bel në dhjetor 2013, Franca nuk i tha "Jo" Shqipërisë (në kuptimin e mirëfilltë të fjalës) por u pa e nevojshme që të vazhdonte axhendën e integrimit. Ai kërkoi të nënvizonte, gjithashtu se  vendimet nuk merren nën presionin e asnjë grupi ekstremist.

“Nuk jam dakord. Franca nuk i ka thënë ”Jo” presketivës së integrimit europian të Shqipërisë. Mes shteteve të ndryshme europiane, u pa e nevojshme që Shqipëria të vazhdonte axhendën e integrimit dhe  të krijojnë një kredibilitet. Ky proces është shumë i avashtë dhe nganjëherë kemi ankesa edhe ne francezët për këtë ngadalësim.  Fjala "Jo" është e pasaktë. Ne kemi thënë që do të vazhdojmë së bashku. Në vendet brenda BE-së ekzistojnë disa pikëpyetje. Ne nuk veprojmë nën presionin e asnjë grupi ekstremist, grupe që mund të kenë ide që na çojnë prapa. Çdo vendim e marrim jashtë tyre”- tha Presidenti i senatit francez në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

“Franca ju ka mbështetur gjithmonë në rrugën tuaj drejt BE e keni pasur këtë mbështetje edhe gjatë presidencës franceze. Jemi krah jush t’ju dëgjojmë dhe tju japim kredibilitetin e nevojshëm."- nënvizoi më tej.
.
Ndërsa kreu i Parlamentit, njëkohësisht dhe kreu i LSI-së, i pyetur se sa është e sigurtë mazhoranca se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat në qershor u përgjigj diplomatisht: “Mazhoranca është e sigurtë në rritjen e ekonomisë, dhe klimën e përmirësimit të biznesit dhe rritjen e punësimit “. Ai ftoi opozitën të jetë pjesë e reformës territorial.

“Fryma e integrimit dhe jo bllokimit duhet të na udhëheqë. Jemi maksimalisht të vendosur për një konsesus të plotë, ku opozitës  i është afruar një partneritet i plotë.  Edhe pse i ka votat mazhoranca pret që opozita të zërë vendet në komision shpresoj që të frymëzohen nga integrimi e jo bllokimi. që është një sëmundje e vjetër dhe pengon integrimin," tha Meta.


VIZITA  E JEAN PIERRE BEL NE TIRANE 
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, mbërriti sot në Tiranë për një vizitë dyditore, Presidenti i Senatit të Francës Jean-Pierre Bel.
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti rreth orës 11:15 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin  e Senatit të Francës  Jean-Pierre Bel dhe delegacionin që e shoqëron.
Ndërkaq, pas takimit dy homologët pritet të kenë një prononcim të përbashkët për mediat në orën 12:15.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti  i Senatit të Francës Jean-Pierre Bel do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Redaksia online
(e.s/el.sk/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve