HOLANDE- Holanda, një nga 5 vendet skeptike për Shqipërinë, do të vendosë nesër se çfarë qëndrimi do të mbajë në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Ditë më parë kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Holandës në Tiranë, Martin De La Beij. Ai ka shpjeguar se qeveria e tij do të diskutojë qëndrimin e saj përfundimtar me parlamentin më 17 qershor.
“Institucioni që do të vendosë është Ministria e Jashtme. Ajo do të konsultohet me parlamentin për pozicionin që do të mbajë qeveria për këtë çështje. Ministria po harton një letër, të cilën do t’ia paraqesë parlamentit në ditët në vijim. Diskutimet pritet të bëhen në Parlament në datën 17 qershor”, ka thënë La Beij.
Qeveria shqiptare ka lobuar shumë në Holandë, pasi është një nga vendet më skeptike në lidhje me qëndrimin e saj kundrejt dhënies së statusit Shqipërisë. Komisioni Europian përmes një progres raporti propozoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë pa kushtëzuar këtë proces me reforma apo veprime që duheshin përmbushur.
Votimi për Shqipërinë do të mbahet në 27 qershor në Bruksel, ndërsa qeveria shqiptare ka nisur një ofensivë diplomatike për të kërkuar mbështetjen për dhënien e statusit. Kryeministri Edi Rama ishte para disa ditësh në Paris, për të lobuar për statusin e vendit kandidat, ndërsa pas takimit me presidentin francez, tha se ishte një takim përtej pritshmërive.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18