Statusi, Merkel ndryshon kurs
"Në qershor mund ta merrni"

Statusi, Merkel ndryshon kurs<br />
GJERMANI - Gjermania, një nga vendet skeptike për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë i ka thënë parimisht “PO” statusit në qershor. Pas dhënies së “Jo”-së në dhjetor, Berlini zyrtar ka ndryshuar kurs duke e parë me pozitivitet statusin, dhe qëndrimi është shprehur nga kancelarja Angela Merkel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin.

“Shqipëria po bën negociata për statusin e kandidatit. Ne i trajtojmë vendet në bazë të raporteve të Komisionit Europian. Në qershor ne do të marrim një raport të ri, ku Komisioni Europian do të ketë regjistruar punën e bërë nga Shqipëria dhe ne do ta shohim me një vështrim pozitiv për statusin. Çështja e statusit është çështje kohe, jo se nuk do ta marrë, sepse Shqipëria sigurisht që do të munda ta marrë atë. Çdo gjë varet nga raporti që do të marrim nga Komisioni Europian", - tha kancelarja Merkel.

Kancelarja Merkel tha se është ftuar nga kryeministri Rama pë një vizitë në Shqipëri, të cilën tha se do ta realizojë brenda këtij viti.

Ja fjala e plotë e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel në konferencën e përbashkët në Berlin

ORA 20:30 KRYEMINISTRI KOMENTON NE FB TAKIMIN ME KANCELAREN MERKEL

Në orën 20:30 të mbrëmjes së sotme, Kryeministri Rama, pasi ka shtuar disa foto të reja nga takimi me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e komenton bashkëbisedimin me të si "shumë miqësor e intensiv, lidhur me ecurinë e punëve në Shqipëri e në rajon, për të çuar më tutje projektin e madh të integrimit europian."

Ai shton se "u fol për projektet e mëdha të modernizmit dhe europianizmit të Shqipërisë si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e të investitorëve gjermanë në vendin tone. Kancelarja Merkel u shpreh se Gjermania do ta shohe pozitivisht statusin kandidat për Shqipërinë në qershor dhe se do të vizitojë vendin tonë brenda vitit."

ORA 18:50, RAMA TAKIM ME MINISTRIN E EKONOMISË:DO TË RRISIM PREZENCËN EKONOMIKE NË SHQIPËRI
Në orët e pasdites, kryeministri Rama ka vijuar takimet. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga zv/kancelari dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ku ka theksuar se “Gjermania do të rrisë prezencën ekonomike në Shqipëri.”

Kreu i socialdemokrateve gjermane, ashtu si edhe zyrtarë të tjera gjermanë, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për qeverinë dhe  integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, i është shprehur mirënjohës Gjermanisë “që është partner kyç për Shqipërinë” dhe bërë i ka bërë ftesë investitorëve gjermanë, nëpërmjet ministrit të Ekonomisë, të investojnë në vendin tonë. 

ORA 17:40, RAMA TAKIM ME KREUN E BUNDESTAGUT: SHQIPËRIA I PËRKET BE-së
Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert. Presidenti i Bundestagut është shprehur se Shqipëria i përket Bashkimit Europian, ndërsa është ka thënë se mbështet “integrimin europian të Shqipërisë”. Ai ka theksuar se qeveria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Edhe kryeministri Rama e ka përqendruar fjalën e tij tek integrimi. “Gjermania partner kyç i Shqipërisë. Qëllimi ynë të modernizojmë Shqipërinë”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama.  
 
ORA 16:30, RAMA TAKIM ME KREUN E KRISTIAN DEMOKRATËVE:PROGRES NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Berlin, është takuar edhe me kreun e Grupit Parlamentar të CDU të Gjermanisë, Kauder. Kreu i KristaianDemokratëve në Bundestag, Volker Kauder është shprehur se, "edhe pse i përkasim kampeve të ndryshme politike, meritoni mirënjohje për punën e deritanishme që keni bërë".

Ai theksoi se është bërë përparim edhe në luftën kundër korrupsionit, ndërsa vlerësoi edhe përpjekjet e qeverisë për nxitjen e investimeve dhe ka shprehur mbështetje për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërsa kryeministri Rama ritheksoi edhe një herë vendosmërinë e Shqipërisë për integrimin e vendit në BE. Ai ka nënvizuar se prioritet i qeverisë së tij është rritja e sigurisë dhe inovacionit. 

RAMA: VENDI I SHQIPERISE, NE EUROPE
Ndërsa kryeministri Edi Rama duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen gjermane, theksoi se në takimin me Merkel foli lidhur me ecurinë e punëve të Shqipërisë dhe rolin e saj për ta çuar më tutje projektin e madh të integrimit Europa. Sipas Ramës qeveria është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave.

"I shpreha mirënjohjen kancelares Merkel duke përfituar nga rasti për t’i thënë të gjithë atyre që na ndjekin se patëm një bashkëbisedim shumë miqësor, shumë të hapur, shumë intensiv lidhur me ecurinë e punëve në Shqipëri dhe në rajon. Lidhur me ecurinë e punëve në Rajon, rolin e Shqipërisë për të çuar më tutje projektin e integrimit, ishte një rast optimal per t’i shprehur kancelares mirënjohjen për gjithcka Gjermania ka bërë për Shqipërinë në këto vite dhe domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se konsiderojmë se roli transformues i Gjermanisë në kulturen e sipërmarrjes së sektorit privat në Gjermani janë një mundësi dhe një kërkesë legjitime për të qenë shumë më prezent dnë rajon dhe shqipëriqën.janë një mundësi dhe kërkesë legjitime për të qenë sa më prezentë në rajon dhe Shqipëri
 
Qeveria jonë është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave, që do të garantojmë shumë më tepër cilësi jete dhe shërbimesh për njerëzit, luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar . Ky është fillimi i një procesi ku Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Evropës dhe integrimi është proces i patjetërsueshëm. Është vetëm fillimi i një procesi ku Shqipqëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës. Vendi ynë është në Europë, do të bëjmë gjithçka që të meritojmë atë vend që shqiptarët aspirojnë dhe që me  ndihmën e kancelares dhe parnterëve tanë europianë ne do të mund t’jua japim duke bërë të gjitha detyrat tona, duke shprehur vetëdijen që procesi i integrimit. 2014-a është një vit i jashtëzakonshqëm për Ballkanin, i pari vit ku s’ka një fqinj me pushkën drejtuar ndaj fqinjit tjetër. 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore dhe viti i parë i një kapitulli të ri për gjithë rajonin tonë. Me mbështetjen e Gjermanisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, europës së bashkuar ne do të mund ta tranfsformojmë vendin", tha kryeministri Rama në konferencën me Merkel.

RAMA NE BERLIN ME FTESE TE KANCELARES MERKEL
Për herë të parë pas shumë vitesh mungesë të takimeve në nivel të lartë të ekzekutivit shqiptar me kancelari të rëndësishme, kryeministri Edi Rama takoi në Berlin, kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kreu i qeverisë mbërriti pasditen e kësaj të hëne në Gjermani, në një vizitë zyrtare, ndërsa gjatë së mërkurës do të zhvillojë takim me eurokomisionerin Stefan Fyle në Bruksel. Kancelarja i rezervoi Kryeministrit të Shqipërisë një pritje të nivelit më të lartë protokollar, në Kancelarinë gjermane me një ceremoni të nderimit ushtarak.

Gjatë qëndrimit në Berlin, në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri Rama u takua me kryetarin e Bundestag-ut gjerman, kreun e Grupit Parlamentar të Djathtë, CDU, Zv/Kancelarin, njëherazi Ministër për Çështjet e Ekonomisë dhe Energjisë, zotin Sigmar Gabriel, i cili drejton edhe Socialdemokratët gjermanë, ndërsa në mbrëmje, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim përpara Komisionit të Jashtëm gjerman.

rama merkel
(Foto: Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel) Foto të tjera


rama me lammert
(Foto: Kryeministri Rama me Presidentin e Bundestag, Norbert Lammert)Foto të tjera

Lajm në përditësim nga ora 7.38

Redaksia Online
(Gre.M/e.s/e.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin