Statusi, Meta:Berishë përmbahu
mos u bëj më holandez se Basha

Statusi, Meta:Berishë përmbahu<br />mos u bëj më holandez se Basha
TIRANE-  Një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së shtynë për në qershor dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaron se vendi ka të pakthyeshme rrugën drejt integrimit dhe i bën apel të gjithë politikanëve se duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.

Madje, nga hotel Tirana, në një prononcim për gazetarët, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Unioni i Gazetarëve Meta i kërkoi Berishës të përmbajë kënaqësinë për mos marrjen e statusit sepse po bëhet më holandez se kryetari i PD-së Lulzim Basha.

"Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të zotit Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e djeshëm, do të thoja, për shkak të eksperiencës së gjatë dhe përgjegjësive që ka në politikë, të përmbajë kënaqësinë, edhe pse mund të jetë e vetvetishme dhe jo shumë e menduar dhe e arsyetuar, se është gati të shpallet më hollandez se vetë kryetari i partisë së tij. "- tha Meta.

Ish-kreu i qeverisë ia faturoi kreut të qeverisë Edi Rama, teksa e akuzon atë bashkë me Metën se nuk ka status sa të jenë ata në qeverisje  Berisha deklaroi dje:Me Ramen e Meten s'arrihet statusi

META: EDHE HOLANDA S'ESHTE NE DITET E SAJ TE MIRA NE FUTBOLL, POR UNE E MBESHTES
Meta tha se pavarësisht se Holanda ishte kundër Shqipërisë për dhënien e statusit, ai do të vazhdojë ta mbështesë atë në futboll, ku ky shtet nuk është në ditët e tij më të mira. 

"Ju e dini, përkrahja ime për Holandën në futboll nuk do të mungojë, edhe pse ajo nuk është në ditët më të mira.
Shqiptarët janë të integruar në Evropë dhe do të jenë të integruar në mënyrë të vazhdueshme. Evropa është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por Shqipëria është edhe më e rëndësishme për Evropën. "- tha Meta në një prononcim për median pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve për gazetarët.

DO VAZHDOJME REFORMAT NE LIGJ E EKONOMI
Meta tha se Shqipëria ka bërë progres domethënës dhe se të gjithë politikanët duhet të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.
 
“Shqipëria, për herë të parë ka marrë një argument mbështetës, të argumentuar mirë për shkak të këtij progresi. Parlamenti Europian e ka mbështetur. Por nuk është Shqipëria që përcakton procedurat. Do të vazhdojmë në rrugën e integrimit, sepse reformat i bëjmë në rradhë të parë për qytetarët tanë. Do të bëjmë reformat në ligj, ekonomi. Edhe marrëveshja më e fundit me FMN tregon seriozitetin dhe vullnetin për të rikonstruktuar ekonominë. Është koha të heqim dorë nga politikat spontane, populiste që sjellin shqetësime të mëdha dhe frenojnë ekonominë në të ardhmen. Rruga e reformave është e pakthyeshme dhe do të japë frytet e saj.”

STATUSI KANDIDAT, DISKUTIME EDHE NE KOMISIONIN E INTEGRIMIT
Çështja e statusit të vendit kandidat është diskutuar edhe në Komisionin e Integrimit teksa ministrja Klajda Gjosha raportoi për buxhetin e intitucionit që ajo drejton. Sipas kryetares së komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu në Qershor 2014 marrja e stausit do të jetë më e vështirë për shkak te buxhetit dhe paketës fiskale të hartuar nga qeveria Rama.
 
Ndërsa Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është shrehur se buxheti për ministrin që ajo përfaqëson është rritur në 65 përqind e kjo në funksion për të çuar përpara reformat e vendit.

Redasksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit