Statusi, Moro:Franca pro, mbështetje
ndërhyrjes së policisë në Lazarat

Statusi, Moro:Franca pro, mbështetje<br />ndërhyrjes së policisë në Lazarat
KORCE- “Franca mbështet Shqipërinë”- Kjo ka qenë deklarata e ambasadores franceze Christine Moro nga qyteti i Korçës, duke folur për vendimin që do të merret nga Këshilli i Ministrave të Evropës për dhënien ose jo të statusit kandidat për në BE.

Ambasadorja franceze Moro ka shprehur një qëndrimin pozitiv nga Korça, ku ndodhet në një aktivitet të organizuar nga "Aleanca Franceze", për vendimin që pritet të merret pas dy ditësh nga BE.

Sipas saj "Vendimi për mbështetjen e Shqipërisë është kolektiv dhe do të merret nga Këshilli Evropian"- duke theksuar se "Shqipëria po shkon drejt statusit."
 
Moro nuk ka lënë pa përmendur as aksionin e fundit të policisë në Lazarat duke e cilësuar atë si pozitiv dhe shumë të rëndësishëm.

Ambasadosja franceze në Shqipëri, duke folur më tej për operacionin e Lazaratit shtoi se ky veprim duhet të shtrihet edhe në zona të tjera.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut