Pas “Jo-së” së Dhjetorit, qeveria shqiptare loboi fuqishëm tek vendet skeptike, ku mori “dritën jeshile” nga Holanda dhe Gjermania. Edhe Franca, përmes ambasadores Christine Moro shprehu dje qëndrimin pozitiv në mbështetje të integrimit të vendit tonë. Ndërsa të enjten, ishte vetë kryeministri Rama që lajmëroi nga foltorja e Kuvendit se parlamenti holandez votoi pro statusit të Shqipërisë.
Londra është e lëkundur e ndërsa mediat e këtij vendi shkruajnë se do të jenë pro; ndërsa skeptike mbetet ende Danimarka e cila nuk dihet se cfarë qëndrimi do të mbajë gjatë mbledhjes së të martës të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.
Vendimi për statusin e Shqipërisë pritet të jepet nesër nga 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Votimi duhet të jetë unanim për një ‘po’ pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë. Komisioni Europian në fillim të muajit rekomandoi pa asnjë kusht statusin për Shqipërinë, vendim i cili u përcoll nga vetë eurokomisioneri Stefan Fyle pas takimit të tretë të dialogut të nivelit të lartë në Tiranë.
....
Lituania, Spanja e Suedia konfirmojne mbeshtetjen
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në Luxembourg për të diskutuar rreth axhendës së zgjerimit si dhe situatën në Ukrainë.Një nga çështjet që ka prioritet janë dhe diskutimet për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ku shefat e diplomacisë europiane do të vendosin për dhënien ose jo.
Para mbledhjes ministri i Jashtëm i Lituanisë, Antanas LINKEVIČIUS tha se mbështet pa kushte statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Megjithatë ai tha se vendimi merret me një votë unanime.
Edhe ministri i jashtëm i Spanjës, José António GARCIA-MARGALLO tha se ka një vendim pozitiv për Shqipërinë, por ende nuk kanë marrë një vendim.
Githashtu edhe ministri i jastëm suedez Carl BILDT ka mbështetur dhëninen e statusit për Shqipërinë.
Shpresat për marrjen e statusit të vendit kandidat janë të medha, e ndërsa 5 nga vendet skeptike të dhjetorit kanë ndryshuar qëndrim.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)