TIRANE Në ditën e konsultimeve me partitë për daten e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013, Presidenti i Repubikës Bujar Nishani i shpreh shqetësimin Kreut të Delegacionit të BE-së, Ettore Sequi se situata e krijuar në vend mund të bëhet shkak që Shqipëria të mos fitojë statusin e vendit kandidat.
Takimi mes Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequin, u zhvillua sot pasdite, menjëherë pas takimeve të zhvilluara po sot paradite me përfaqësues të partive politike për konsultime në lidhje me datën e zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2013.
Në njoftimin zyrtar të presidencës thuhet se në fokus të bisedës mes tyre ishte marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria dhe përpjekjet institucionale për mbështetjen e procesit politik që do të garantonte konsensusin e nevojshëm për arritjen e këtij objektivi.
“Ambasadori Sequi u shpreh se Komisioni Evropian inkurajon politikën shqiptare që të plotësojë kriteret e kërkuara në mënyrë që të krijohet hapësira e nevojshme për të punuar me vendet anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetjen e kandidaturës së Shqipërisë.”-lexohet në njoftimin e Presidencës.
Gjithashtu, zoti Sequi garantoi angazhimin e tij institucional dhe të Zyrës së Komisionit Evropian në Tiranë për vazhdimin e përpjekjeve në mbështetje të Shqipërisë.
Nga ana e tij, Presidenti Nishani u shpreh se ndjehet shumë i shqetësuar për situatën e krijuar në vend, "e cila mund të bëhet shkak që Shqipëria të mos fitojë statusin e vendit kandidat, por shprehu bindjen se klasa politike do të dijë të ngrihet mbi interesat partiake"- thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencë e cila mbyllet duke siguruar se kreu i Shtetit siguroi se do të vazhdojë nxitjen e bashkëpunimit politik nëpërmjet garantimit të pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe mbështetjes së dialogut politik mes palëve..”
Për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, Brukseli kërkon miratimin e 3 reformave që kanë të bëjnë me Gjykatën e Lartë, Nëpunësin Civil por dhe reformën Parlamentare. Për miratimin e tyre kërkohet vota si e mazhorancës ashtu dhe e opozitës.
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com