BRUKSEL –Pas takimeve intensive të zhvilluara në Berlin, dhe pas marrjes së “OK” nga kancerlarja gjermane Angela Merlel për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama takohet sot në Bruksel me eurokomisionerin Stefan Fyle. Procesi i integrimit të vendit tonë pritet të jetë në qendër të diskutimeve, kur në qershor publikohet raporti i Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë.
Dje Rama mori garancinë nga Merkel se Gjermania do e shikojë me pozitivitet statusin në qershor kur pritet të jepet përgjigja për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Gjermania, një nga vendet kryesore të Bashkimit Europain, është vlerësuar skeptike ndaj këtij procesi për Shqipërinë, por takimi i Ramës me kancelaren nxorri në pah një tjetër qëndrim të Berlinit zyrtar. Merkel do të theksonte gjatë konferencës me kreun e qeverisë shqiptare, të zhvilluar pas një ceremonie zyrtare të ndërimit ushtarak në Kancelarinë gjermane, se nuk ka një trajtim të diferencuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por se vendet trajtohen në bazë të raporteve të Komisionit Europian.
Kancelarja Merkel tha gjithashtu se mori ftesë nga kryeministri Rama pë një vizitë në Shqipëri, të cilën tha se do ta realizojë brenda këtij viti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kancelarja brenda vitit vjen në Tiranë