"Komisioni evropian vlerëson lart kontributin e opozitës për t'i dhënë vendit Statusin e Kandidatit. Dokumenti i Komisionit përkon me shqetësimet tona për mjerimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën për zgjedhje të lira në 2013", shkruan Rama.
Kreu socialist thotë se siç PS e ka thënë me kohë, vet Komisioni Evropian e konsideron zgjedhjen e Bujar Nishanit President si të njëanshme dhe pengesë për reformat. Po kaq me rëndësi, thotë Rama, Komisioni konfirmon shqetësimet e ngritura prej kohësh nga PS për ekonominë në krizë.
"Sot për Partinë Socialiste është një moment i rëndësishëm i vlerësimit të një përpjekjeve të mundimshme në opozitë, për të mos e lënë në baltë Shqipërinë!", shkruan Rama.
Ai shprehet i bindur se pas fitores së vitit 2013 opozita do ta çlirojë procesin e integrimit nga barra e politikës së vjetër në pushtet e do hapim një faqe të re.
(Shqiptarja.com)