Statusi, Rama takim me Fylen:
Shqipëria të vazhdojë rrugën e nisu

Statusi, Rama takim me Fylen:<br />Shqipëria të vazhdojë rrugën e nisu
BRUKSEL- Pas takimeve intensive të zhvilluara në Berlin, dhe pas marrjes së “OK” nga kancerlarja gjermane Angela Merlel për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama u takua sot Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. 

Në një postim në rrjetin social Twitter, kryeministri bën të ditur se takimi me Fyen është zhvilluar “për një këmbim pikëpamjesh mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe punët e mëdha në vazhdim.”  Ndërsa kryekomisioneri ka thënë se Shaipëria duhet të vijojë rrugën e nisur dhe kërkoi rezultate të qarta në reformën e sundimit të ligjit.
   FYLE: SHQIPËRIA TË VIJOJË RRUGËN E NISUR, QENDRIMI I QEVERISË PËR PËRFSHIRJEN E OPOZITËS, POZITIV
Ndërsa komisioneri Fyle vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë në implementimin e reformave të kërkuara nga BE-ja si dhe punën e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
Sipas tij, Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e nisur dhe kërkoi rezultate të qarta dhe bindëse në reforëm e sundimit të ligjit, në prag të vendimit të Këshillit për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Ai shtoi se ishte i bindur se Shqipëria e ka kapacitetin e nevojshëm për të kaluar sfidat e integrimit europian me vendosmëri.

Fyle gjithashtu përshëndeti qendrimin e qeverisë për një qasje gjithëpërfshirëse të reformave, bazuar në dialogun konstruktiv dhe përfshirjen e opozitës në implementimin e reformave.
 
Ai nënvizoi se të gjitha energjitë e vendit, përfshirë dhe ato të shoqërisë civile duhet të fokusohen në lëvizjen drejt axhendës së BE-së. Në këtë kontekst, Fyle i vuri theksin rëndësisë së dialogut të nivelit të lartë në prioritetet kyçe dhe pranoi së bashku me kryeministrin Rama që takimi i ardhshëm të mbahet në fillim të muajit qershor.
 
 Dje, Rama mori garancinë nga Merkel se Gjermania do e shikojë me pozitivitet statusin në qershor kur pritet të jepet përgjigja për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Gjermania, një nga vendet kryesore të Bashkimit Europain, është vlerësuar skeptike ndaj këtij procesi për Shqipërinë, por takimi i Ramës me kancelaren nxori në pah një tjetër qëndrim të Berlinit zyrtar.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta