TIRANE - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi një ditë pas prezantimit të raport-progresit nga komisionari i zgjerimit Stefan Fyle në Bruksel, zhvilloi një konferencë me përfaqësues të shoqërisë civile për të sqaruar më tej përmbajtjen e këtij dokumenti, ndërsa theksoi se duhet që të veç kushteve të përcaktuara për tu ndjekur, të gjejnë zbatim edhe reformat aktuale.

Sipas tij, shoqëria civile luan një rol kyç sa i përket reformave. Për të kaluar me sukses edhe fazën e dytë, atë të çeljes së negociatave Sequi tha se Shqipërisë i duhet të ketë zbatim të reformave në të gjitha fushat, sidomos në shtetin e së drejtës. Ai përmendi sërish dhe fuqizimin në luftën që duhet bërë kundërr korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ambasadori Sequi vuri theksin në mungesën e fondeve publike, ndërsa tha se nuk është bërë përmirësim për financat e Ojq-ve.

Sequi foli mbi raportin duke thënë se ai “analizon situatën e Shqipërisë gjatë vitit të shkuar, kriteret ekonomike dhe politike sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që në mënyrë graduale të përshtaten ligjet shqiptare me ato të BE-së.

Në përfundim, Sequi vuri në fokus fjalët e komisionarit të zgjerimit Stefan Fyle të cituara gjatë konferencës së djeshme në Bruksel, ku u prezantua raport-progresi për Shqipërinë, “të promovohet fuqia transformuese drejt integrimit”.

(Gre.M/Shqiptarja.com)