TIRANE-Kryesia e Partisë Demokratike mund të shkrihet dhe të mos ekzistojë më. Organi më i lartë vendimmarrës për politikat e partisë pritet që të shkrihet me ndryshimet e reja në statutin e Partisë Demokratike. Burime nga selia blu bënë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se propozimet fillestare të çuar në selia nga grupi i punës konsiston në zëvendësimin e Kryesisë së partisë me sekretariate dhe departamente të cilat do të udhëheqin punën e PD-së.

Ky ndryshim është i ngjashëm me Komitetin e Orientimit të Politikave, (KOP), organ ky i ngritur nga Berisha në vitin 2004 ku dolën edhe figurat e reja në radhët e PD-së në ato vite.