TIRANE - Vlerësimi që vendi ynë pret në vjeshtë nga Komisioni Evropian ka mjaft qëndrime pozitive, por nga ana tjetër nënvizohet se sfidat e së ardhmes janë të mëdha dhe theksi vihet te zgjedhjet e 2013.
TCH ka siguruar projekt-dokumentin e brendshëm të Komisionit Evropian, përmbledhjen e përvitshme të raport-progreseve që hartohet për vendet anëtare dhe Parlamentin Evropian nën titullin ‘Strategjia e Zgjerimit’.
Ky dokument thekson se "Marrëveshja politike e nëntorit 2011 mes shumicës qeverisëse dhe opozitës shënoi fundin e një periudhe të gjatë ngërçi politik që rridhte nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Kjo marrëveshje u bë për adresimin e reformave parlamentare dhe zgjedhore dhe për krijimin e klimës politike me përpjekje të përbashkëta për reforma në fusha të tjera.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në përputhje me Kushtetutën, por procesi politik që mbështolli zgjedhjet nuk i ndihmoi dialogut ndër-partiak pozitiv që kishte nisur në nëntor. Pavarësisht nga episodet e shkurtra të retorikës konfrontuese mes qeverisë nga njëra anë, dhe opozitës dhe institucioneve të shtetit nga ana tjetër, si dhe pas një ngadalësimi të përkohshëm të reformave, marrëveshja politike është zbatuar plotësisht", thuhet në dokumentin e zbuluar nga TCH.
Por ky dokument ndalet gjatë në sfidat dhe detyrimet që ka vendi ynë.
"Shqipëria duhet të ndërtojë mbi këtë progres duke pasur parasysh sfidat e rëndësishme që ka përpara, të shpejtojë reformën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit dhe të ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me përfundimin e reformës së administratës publike dhe të reformës për pronat, si dhe për forcimin e institucioneve të pavarura. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do të përbëjnë një test të rëndësishëm të Kodit të ri Zgjedhor dhe të angazhimit të vazhdueshëm ndërpartiak për reforma. Ruajtja e ritmit të reformave, me fokus të veçantë mbi zbatimin e ligjeve dhe të politikave në fushën e shtetit të së drejtës, do të jetë thelbësore", thuhet në pjesën përmbledhëse.
Ndërkaq ky projekt-dokument nuk përmban asgjë mbi rekomandimin përfundimtar të Komisionit për dhënien apo jo të statusit kandidat për Shqipërinë, pasi do të pësojë ndryshime deri në momentin e publikimit zyrtar më 10 tetor.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com