Statuti i PD-së, Ristani në Report Tv: Kongresi nuk synon të bëjë ndryshime thelbësore! Basha, kolltukofag i ngjitur pas pushtetit! Po e kthen partinë në një ndërmarrje personale

Arben Ristani ish-deputet i Partisë Demokratike, thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme dhe thelbësore në parti. Ristani, i ftuar në Report Tv, thotë se ky është një kongres ku kryetari i partisë synon që të mbyllë proceset politike, dhe që të realizojë synimet e tij që janë kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit. Po ashtu Ristani nënvizon se statuti i propozuar nga kryetari, blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë së PD-së për zgjedhjet.

'Përgjigja gjendet tek qëllimet për të cilat po mblidhet ky Kuvend i jashtëzakonshëm. Nuk është një kongres i jashtëzakonshëm. Nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në PD. Është një kongres që pasi u zgjodh kryetari i partisë synon që të mbyllë proces politike, shpejt e shpejt dhe të realizojë synime e tij që është kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit të PD. Ky është qëllimi dhe në funksion të këtij qëllimi janë pikërisht dhe këto që ndodhin. Një statut i cili blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë për humbjet e PD. Një statut i cili forcon kompetencat e kryetarit'- tha Ristani.

Ristani ironizoi Bashën, duke e krahasuar me një fabul të Fan Noli, ku sipas tij luftëtarit duhet që t'i presësh dorën apo kokën që të shkëputet nga anija, ndërkohë që shton se kjo ngjan më kolltugofagët tanë, së ngjiten pas pushtetit e nuk shkëputen.

'PD ka ndërruar disa kryetarë, do të ndërrojë të tjerë. Pavarësisht e kryetari jonë i ngjan asaj fabulës së Nolit, ku luftëtari kapet pas anijes dhe duhet ti prisje duart apo kokën, që të shkëputej nga anija, dhe Noli thoshte se kjo i ngjan kolltukofagëve. Kjo është fabula e Nolit, por këto kolltukofagët tanë kështu ngjiten pas pushtetit dhe nuk shkëputen. Për herë të parë ndodhemi për herë të tretë në opozitë. Arma jonë e vetme është vetëm fjala. Detyra jonë është ta themi.'- tha më tej Ristani.

Duke u ndalur tek propozime tek ndryshimet statutore në PD, Ristani tha se propozimet e Bashës nuk do të zjellin asnjë ndryshim, ndërkohë që propozimet e Fatbardh Kadillit, ndryshonin në thelb funksionimin e partisë.

'Ky duhet të jetë një kongres ndryshimi. Axhenda e kongresit është njohja e anëtarëve të kongresit, me ndryshimet statutore dhe rizgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Një nga kryetari i partisë, një nga Harxhi dhe një nga Kadilli. Marrim rastin e kryetarit, i cili do të zgjerojë kryesinë, të shtojë kryesinë edhe me disa figura politike që gabimisht ishin jashtë kryesisë. A është ky një ndryshim thelbësor? Ky zgjerim nuk sjellë ndonjë gjë të re, nuk meriton një kongres të jashtëzakonshëm për të bërë këtë lloj vendimi. Po përgatitet një kongres i jashtëzakonshëm dhe duhet t'u themi demokratëve një gjë të madhe. Pra demokratët që thirren në Kuvend duhet të jenë të përgatitur. Ka propozime alternative. Propozimet e Kadillit janë propozime që ndryshojnë në thelb funksionimin e partisë. Ka propozime sesi menaxhohet PD, ka ndryshime që kanë të bëjnë me mënyrën sesi përdoren financat. Ka ndryshime thelbësore.'-tha Ristani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër