Statuti, si shkarkohet kryetari i 
PD, mocion nga Këshilli Kombëtar  

Statuti, si shkarkohet kryetari i <br />PD, mocion nga Këshilli Kombëtar  
Nëse Eduard Selami do të kërkonte mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, do të ishte një kambanë alarmi për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Neni 35 pika 4 i Statutit të PD, parashikon që Kuvendi Kombëtar vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Po ashtu, Këshilli Kombëtar vendos shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera. Por, Selami ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, i cili ka në kompetencë shkarkimin ose konfirmimin e bashkëpunëtorëve të kryetarit. Gjithsesi, Lulzim Basha ka tashmë nën kontroll Këshillin Kombëtar. Pjesë e këtij forumi të lartë të PD janë bërë i gjithë rrethi i Bashës në Bashkinë e Tiranës.
 
Neni 37 i Statutit të PD
 
Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon, me votim të fshehtë:
i. Sekretarin e Përgjithshëm dhe Sekretarët funksionalë;
ii. Nënkryetarët e Partisë;
iii. Kryetarin e Bordit Financiar të Partisë;
iv. Komisionin Qendror të Apelimit;
v. Drejtuesit e Departamenteve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?