Statutja e Nënë Terezës më në
fund në këmbë, në Qafë-Thanë

Statutja e Nënë Terezës më në<br />fund në këmbë, në Qafë-Thanë
Mbaron “kalvari” i degradimit të statujës së Nënë Terezës. Një kalvar që nis nga konkurset kombëtare të papërgjegjshme që organizohen nga Ministria e Kulturës dhe në çdo ndërrim qeverie vijon me fajësinë që ministrat ia pasojnë paraardhësve.
 
Vepra e skulptorit kosovar Luan Mulliqi që "dergjej" e lënë pa asnjë kujdes pas godinës së Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit gjatë këtij viti ka qenë në fokusin e mediave dhe të paparacëve.
 
Gjendja në të cilën u la statuja ishte e patolerueshme. Statuja e Nënë Terezës u hoq dy vjet më parë nga aeroporti, me motivacionin se ishte një vepër shumë moderniste, sipas Ministrisë së Kulturës.
 
Statuja u zëvendësua nga vepra "Nënë Tereza" e skulptorit të njohur Thoma Thomai. Edhe skulptura klasike e Thomait nuk ishte vënë në vendin e duhur. U desh shumë kohë të kuptohej se figura e një klerikeje, nuk kishte shumë lidhje me Universitetin Shtetëror, derisa iu gjet vendi ne Aeroport me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri.
 
Në këtë ecejake statujash pas shumë vitesh me sa duket u arrit që secila prej veprave të zinte vendin e duhur.
 
Ministrja e Kulturës na bënë me dije se ditën e enjte, 14 prill 2016, ora 11:00 në Rrethrrotullimin e Qafë Thanës do të organizohet ceremonia e rivendosjes së statujës së Nënë Terezës, vepër e skulptorit, Luan Mulliqi.
 
Në ceremoni do të marrin pjese Zv./Ministri i Kulturës, Zef Çuni, Kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira, si autori i veprës, Luan Mulliqi dhe personalitete të fushave të ndryshme. Statuja e Nënë Terezës iu nënshtrua restaurimit, ku përfshihen të gjitha proceset teknologjike të pastrimit dhe restaurimit të veprës”, pohon Ministria e Kulturës.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri