Stazhe me 200 mijë L në muaj?
Ja se si Lulzim Basha del bllof

Stazhe me 200 mijë L në muaj?<br />Ja se si Lulzim Basha del bllof
Në luftën me mullinjtë e erës, si Don Kishot i “Republikës së Re”, Lulzim Basha nuk po njeh limite në mashtrimet elektorale.

Mendësia e vjetër e Bashës, po kërkon t’u shesë edhe të rinjve sapunin për djathë, teksa u premton 10 mijë stazhe për më të mirët që mbarojnë shkollën e lartë, me 200 mijë lekë të vjetra në muaj, për 12 muaj me radhë.

Prapa këtij premtimi, i thënë kaq thjesht, si një muhabet të kafeneja e lagjes, nuk qëndron ndonjë strategji a program i strukturuar për nxitjen e punësimit rinor.

Me sa duket, Basha nuk ka asnjë lidhje me realitetin e rinisë shqiptare. Nëse do ta njihte, do ta dinte minimalisht se si po funksionojnë programet aktuale të praktikave e punësimit rinor në vend dhe sa të rinj kanë përfituar prej tyre.

A e di Lulzim Basha se programi kombëtar për praktikat e punës ofroi gjatë 2016, 2000 vende në dispozicion për praktikë pune në administrate?

Se në thirrjen e parë gjatë 2015, aplikuan 1700 të rinj dhe u përzgjodhën 950, të cilët zhvilluan praktikën e punës. Nga këta, 200 patën shansin të nënshkruanin një kontratë pune 1-vjecare?

Që në Janar 2017, 200 të rinj që ndoqën praktikën e punës, morën kontratat një vjeçare të punës, të përzgjedhur nga 3000 praktikantë që ndoqën këtë program?

Tallje e madhe është gjithashtu shifra që premton për pagesë, nën pagën minimale që është 240 mijë lekë të vjetra. Ky është rasti tipik kur shterpësia politike, ofron lëmoshën si premtim, si alternativë.

Basha do të ishte më i vërtetë dhe i besueshëm nëse do t'i prezantonte rinisë një alternativë më të mirë se kjo, por nuk e ka, sepse nuk di.

E për rrjedhojë, vetëkënaqet me premtime që të kthejnë pas në kohë, te shterpësia politike, që nuk konsideronte praktikat moderne të nxitjes së potencialeve rinore, por vetëm lidhjet familjare, nepotike dhe korruptive me pushtetin, si e vetmja mundësi punësimi. /Lexo.al

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur