Stëbleva destinacion turistik, Balla jep lajmin e mirë: Në mars fillon puna për ndërtimin e rrugës (VIDEO)

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla së bashku me gazetarët e Qarkut të Elbasanit vizitoi një nga zonat më të bukura dhe atraktive në çdo stinë, Stëblevën, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, me qëllim promovimin e mëtejshëm të kësaj zone.  

Mijëra turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë këtë zonë çdo vit dhe mrekullohen nga bukuritë e natyrës, por Balla theksoi se “detyra e pushtetit vendor dhe qendror tashmë  është përmirësimi infrastrukturës për ta bërë të aksesueshme nga një numër edhe më i madh njerëzish.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka pranuar financimin dhe punimet për shtrimin e rrugës nga fshati Zgosht deri në Urën e Çerenecit do të fillojnë brenda muajit Mars. Banorët e Dibrës do ta kenë më të lehtë aksesueshmërinë në këtë rrugë, ndërsa për Librazhdin dhe gjithë këtë zonë ky do të jetë një aks rrugor që do të sjellë zhvillim të turizmit.  

Vetëm sot këtu janë qindra vizitorë të cilët preferojnë sportet dimërore dhe natyrën në dimër”, deklaroi  Balla.

 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popo: 17/01/2021 12:24

    Sigurisht fillon ruga atje ku ju keni vilat dhe resorantet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU