Turiste të huaj dhe vendas, janë ngjitur në këto lartësi me ajër të pastër dhe me pyje të harlisur për të parë nga afër faunën e shumëllojshme që rritet në këtë zonë.
Interesi në rritje për turizmin malor,ka bërë që banorët e zonës ta shfrytëzojnë këtë mundësi si një burim fitimi material. Mungesa e hotelerive në disa zona të thella,është një vlerë ekonomike e shtuar për banorët e këtyre anëve.
Fshati Steblevë që ndodhet në këtë zonë,tashmë ka filluar të krijoje kushte mjaft të favorshme për akomodimin e vizitorëve,mikpritjen e tyre dhe strehimin në kushte sa më të mira