NJU JORK - Shqipëria është kandidate potenciale për tu anëtarësuar në Bashkimin e Europin, bashkë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Deklarata është bërë nga Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Stefan Fyle.
Gjatë një fjale të mbajtur në Forumin e iBiznesit Amerikan në Europë që po zhvillohet në Nju Jork, Fyle tha se, nëse do ti hedhim një sy situatës aktuale të zgjerimit të Europës, janë 5-së kandidatë të cilët presin të antarësohen : Mali i Zi , Serbia , Turqia, Ish Republika e Maqedonisë dhe Islanda.
Ndërsa tre kandidatët potencialë, janë: Shqipëria, Bosnia-Hercegovina dhe Kosova.
“Progresi i vendeve të Ballkanit perëndimor ka qenë mbresëlënës në 2013. Kroacia u bë anëtari jonë i 28-të që prej 1 korrikut. Negociatat me Malin e Zi po ecin mirë dhe në korrik hapëm negociatat me Serbinë. Gjithashtu po negociojmë një marrëveshje të Stabilizim-Asocimit me Kosovën. Së bashku me hyrjen e Kroacisë, kjo i dërgon një sinjal të fortë të gjithë rajonit: Nëse keni kurajo dhe jeni të përkushtuar, Bashkimi Europian do t'ju përgjigjet.
Duke punuar paralel me zgjerimin dhe nxitur nga kriza financiare, Europa gjithashtu po e thellon integrimin me shumicën e Shteteve Anëtare duke punuar për të ngritur një unifikim bankar europian nën mbikqyrjen e Bankës Qëndrore Europiane; një unifikim fiskal europian me kontrolle më strikte rreth buxheteve dhe defiçiteve kombëtare; një unifikim ekonomik europian, me më shumë vendimarrje të përbashkëta në ekonomi dhe politikave shoqërore. Po sigurohemi që vendet të cilat duan të anëtarësohen, të lidhen sa më shumë të jetë e mundur me këto ndryshime.
Pra çfarë do të thotë e gjithë kjo për interesin e biznesit? Cilat janë përfitimet? Fjala që më vjen menjëherë nëpër mend është “besimi”. Falë reformave të cilat janë në zemër të Zgjerimit Europian, bizneset mund të kenë besim se mund të operojnë në një ambient të sigurt”, tha Komisioneri Fyle.
Falë reformave të thella, të cilat janë baza të zgjerimit europian, duhet të jemi të qartë, që të mund të veprojmë në një ambient:
- Ku drejtësia e shtetit të jetë e siguruar dhe korrupsioni luftohet rrënjësisht.
- Ku gjykata të bëjë punën e duhur dhe të veprojë në mënyrë efikase.
- Ku të drejtat e pronësisë të jenë të qarta.
- Ku administrata publike, të jetë transparente, efikase, e përgjegjëshme dhe të ketë zotësinë të kënaqë kërkesat e ndërmarrjeve dhe normat europiane të jenë brenda normave.
Ndërsa kemi një tendencë të përshkruhet Bashkimi Europian si egocentrik dhe brenda një krize ekonomike të padiskutueshme, jemi të ndërgjegjshëm se është prioritet thelbësor, të jemi të hapur me ata që nuk janë pjesë e kësa `familje` të madhe europiane.
Fule, foli për një bashkëpunim të gjerë, jo vetëm me vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e kësaj familje, por edhe për bashkëpunimet e tjera, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo edhe me Azinë.
(Në foto: Dokumenti i komisionerit Fyle)
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com