Stefan Fyle të hënën në Shqipëri
për herë të fundit si komisione

Stefan Fyle të hënën në Shqipëri<br />për herë të fundit si komisione
Ditën e hënë në 29 shtator Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle do të vizitojë Tiranën. Vizita e tij vjen në kuadër të pjesëmarrjes në raundin e katërt të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE. 

Kjo tryezë vjen pas marrjes se statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian në muaj qershor si dhe para publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë. Lidhur me bilancin me të cilin shkon Shqipëria në takimin Dialogut të e Nivelit të lartë kësaj here, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka theksuar në një prononcim për mediat disa ditë me parë se, “takimi do të jetë sërish me pjesëmarrjen e Komisionerit Fyle, i cili për fat të keq vjen në Shqipëri për herë të fundit si Komisioner për Zgjerimin. Do të diskutohen të gjitha arritjet, që ka pasur vendi. Do të diskutohet vazhdimësia e reformës në drejtësi që është një nga pikat kryesore, por edhe vendimmarrja deri në hapjen e negociatave”.
 
Dialogu nisi në nëntor 2013 me synim intensifikimin e punës së Shqipërisë për 5 prioritetet kyçe. Takimi mbahet para prezantimit të Progres – raportit të KE për Shqipërinë i cili do të bëhet publik në tetor. Lajmi per ardhjen e eurokomisionerit Fyle e bëri të ditur zëdhënësi i tij , Peter Stano, sipas të cilit në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil