Stefano Sanino: Mendoj
të mësoj gjuhën shqipe

Stefano Sanino: Mendoj<br />të mësoj gjuhën shqipe
TIRANE- Vizitat e Drejtorit të Zgjerimit të Komisionit Europian, në Tiranë janë bërë të shpeshta, dhe Stefano Sanino po mendon që në një kohë të ardhshme të mësojë dhe gjuhën shqipe. Kjo dhe për vetë faktin se muajt e fundit, udhëtimet e të mandatuarit të Brukselit në Shqipëri kanë qenë më të shumta ndoshta më shumë sesa ato drejt Italisë, vendlindja e Saninos. Madje vizitat e shpeshta janë bërë objekt i batutave të humorit mes kryeministrit Berisha dhe vetë Saninos të pranishëm në mbledhjen e sotme të Komitetit ndërministror të Integrimit.

“Sanino vizitoi Shqipërinë gjatë këtyre muajve, më shpesh se Italinë. Të njëjtën gjë mund të them dhe për Vasilis, vizitoi Shqipërinë, më shpesh se Greqinë, dhe ne u jemi mirënjohës, si dëshmi e përkushtimit për të ndihmuar vendin tonë” tha Berisha. Në përgjigje Sanino tha se megjithë këto vizita, nuk kishte mësuar ende gjuhën shqipe, dhe ndoshta do ta bënte kur të ishte në pension. “Më vjen keq që nuk kam mësuar ende gjuhën shqipe, ndoshta do ta bëj kur të dal në pension”

Vizita e fundit e Sannino në Tiranë ishte më 6-7 shkurt të këtij viti.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar