BERLIN- Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier theksoi se dëshironte të inkurajonte vendet arabe, Iranin dhe Turqinë në luftën kundër Shtetit Islamik, në një intervistë për një të përjavshme.
"Ne po përpiqemi të bindim vendet arabe, Turqinë dhe Iranin, se është e nevojshme të luftojmë së bashku kundër grupit të Shtetit Islamik", theksoi Steinmeier për të përjavshmen gjermane "Tagesspiegel am Sonntag".
"Për këtë duhet të kapërcejmë rivalitetet e kaluara", shtoi ministri, i cili synon ta diskutojë këtë çështje me drejtuesit saudit gjatë një takimi të parashikuar të djelën në Djedda.
Steinmeier deklaroi se po punonte që Turqia të marrë pjesë në mënyrë aktive në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik./ATSh/