/ATSH-AFP/ - Diplomacitë botërorë, mes të cilave SHBA-ja dhe Rusia, të mbledhura sot për bisedimet për Sirinë në Vjenë, ranë dakord për një "kalendar konkret" që parashikon organizimin brenda 18 muajve të zgjedhjeve në vend, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier.
"Kalendari konkret për të cilin ne kemi rënë sot dakord është zhvillimi i zgjedhjeve brenda 18 muajve në Siri, në përfundim të një procesi që do të përfshijë formimin e një qeverie tranzicioni deri në gjashtë muaj", deklaroi ministri pas këtyre diskutimeve.
Objektivi është gjithashtu organizimi deri më 1 janar i një takimi mes përfaqësuesve të opozitës siriane dhe regjimit të Damaskut.