Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Korenë e Jugut për bisedime për marrëdhëniet dypalëshe si edhe për përvojën e Gjermanisë për ribashkimin e vendit.

"Kemi shansin të ndajmë përvojën e Gjermanisë për bashkimin me Korenë", deklaroi Frank-Walter Steinmeier.

Grupi për shkëmbimin e përvojave u krijua muajin e kaluar në Berlin.

"Dy Gjermanitë kaluan një përvojë të dhimbshme gjatë dekadave ndarje. Ripajtimi, le ta lemë mënjanë ribashkimin, nuk duket në horizont për momentin. Dhe kjo është e trishtuar për Gadishullin Korean", thekson Steinmeier, i cili nuk është pjesë e grupit.

Grupi prej 14 ekspertësh nga Gjermania dhe Koreja e Jugut do të përgatisin platformën për negociata për bashkimin e dy Koreve.

Sipas Steinmeierit, dallimet midis Seulit dhe Phenianit nuk janë të pazgjidhura, sepse në gjendje pothuajse identike deri para 25 viteve kanë qenë edhe marrëdhëniet midis dy Gjermanive, ndërsa bashkimi, megjithatë, u realizua pa probleme të mëdha.

Koreja e Veriut dhe Jugut muajin e kaluar ranë dakord që t'i ripërtërijnë negociatat për riunifikimin e gadishullit.

Në nëntor duhet të mbahen takimet e para midis funksionarëve të lartë nga politika dhe ushtrive të të dy shteteve.

ATSH