TIRANE- Stema e re e që paraqitet nga Presidenti i Republikës është thuajse identike me atë që ish kryeministri Sali Berisha vendosi në vitin 2008. Ndërsa është ende në propozim, ajo është e përzgjedhura e komisionit të posaçëm dhe pret firmën e Nishanit, por nuk ka një sqarim se përse shqiponja dhe përkrenarja e Skënderbeut ndryshon nga ajo e përcaktuar në ligj dhe në thelb nuk ka ngjashmëri me stemën e Kuvendit, por me atë të ish-kryeministrit dhe jo me krahë lartë, por me krahë të ulur.